Jeta e Pise Shiko më të madhe

Jeta e Pise

Yann Martel MO0026

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Pishinë Molitor Pateli është indian, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i joshur nga tërë fetë dhe mban emrin e një pishine. Emër që e ka bërë object talljesh therëse dhe lojëra fjalësh. Deri ditën kur, për të gjithë, vendos të jetë thjesht dhe vetëm Pi. Gjatë udhëtimit për në Kanada, bashkë me familjen dhe kafshët e kopshtit zoologjik të të atit, anija tregtare mbytet. Pija përfundon në një sandal shpëtimi, në mës të Oqeanit Paqësor, fill i vetëm, në shoqërinë e katër kafshëve.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
ISBN978-9928-169-17-4

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Pishinë Molitor Pateli është indian, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i joshur nga tërë fetë, dhe mban emrin e një pishine. Emër jo i thjeshtë për t'u mbajtur, që e ka bërë objekt talljesh therëse dhe lojërash fjalësh. Deri ditën që për të gjithë vendos të jetë thjesht dhe vetëm Pi. Gjatë udhëtimit për në Kanada, bashkë me familjen dhe kafshët e kopshtit zoologjik që e drejton i ati, anija tregtare mbytet. Pi përfundon në një sandall shpëtimi, në mes të Oqeanit Paqësor, fill i vetëm në shoqërinë e katër kafshëve. S'kalojnë shumë ditë dhe nga zebra e plagosur, orangutangu i Borneos dhe hiena histerike mbeten vetëm kockat e rreshkura nga dielli. I asgjësoi Riçard Parkeri, tigri i Bengalit, me të cilin Pi detyrohet të ndajë ato pak metra vend. Kundër çdo logjike, djaloshi vendos ta zbusë. Sfida e tyre është mbijetesa, duke i bërë ballë etjes, urisë, peshkaqenëve, tërbimit të detit dhe kripës që i bren lëkurën. Udhëtimi i tyre është i jashtëzakonshëm, i tmerrshëm e plot frymëzim, ironik dhe i dhunshëm, që na çon shumë më larg nga ç'mund të rrokë përfytyrimi. Dhe zbulojmë, që po ajo histori mund të ngjasojë me një mijë të tjera. Histori, që ringjall besimin te magjia dhe fuqia e fjalëve. I trumbetuar si një klasik i ri nga kritika, Jeta e Pisë është një libër unik, që luhatet mrekullisht midis realizmit dhe magjisë, me tharmin e një romani aventure dhe të një përralle surreale, që papritur përshkohet nga një shpirt katil e mizor.

Të dhëna

Faqe360
ISBN978-9928-169-17-4
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani