I ri Tetë malet Shiko më të madhe

Tete malet

Paolo Cognetti BD0529

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994305308

950 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pietroja është një djalë qyteti, vetmitar e paksa idhnak. E ëma punon në një konsultore periferie dhe dhuntia e saj është të shqetësohet për të tjerët. I ati është kimist, një njeri sedërmadh e magjepsës, që kthehet nga puna në shtëpi çdo ditë i xhindosur.

Prindërit e Pietros i lidh një pasion i përbashkët, themeltar: janë njohur, dashuruar, madje dhe janë martuar në mal, në rrëzë të Tri Majave të Lavaredos. Mali i ka lidhur ngaherë, edhe në tragjedi, e vija e horizontit të Milanos i ngjall herë keqardhje e herë mall. Kur zbulojnë fshatin e Granës, në rrëzë të Malit Roza, e ndiejnë se kanë gjetur bash atë që kërkonin: Pietroja do t’i kalojë të gjitha verat në atë vend “të mbyllur nga mali prej kreshtave ngjyrë hiri të metalizuar dhe nga lugina prej një shkëmbi të thepisur që nuk linte shteg për të hyrë”, por i përshkuar prej një përroi që e magjeps Pietron sa e sheh.

Pikërisht aty e pret Brunoja, me flokë të verdhë si kashtë e qafë të djegur prej diellit: ka po të njëjtën moshë me të dhe në vend që të jetë me pushime, kullot lopët.

Fillojmë kështu verëra kërkimesh dhe zbulimesh, mes shtëpive të braktisura, mullirit dhe shtigjeve gjithnjë e më të ashpra. Janë edhe vitet kur Pietroja zë të ngjitet maleve me të atin, “si një lloj edukimi që ka marrë prej tij”.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe232
ISBN9789994305308
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMimoza Hysa
RomanPsikologjik