I ri Celestja, planeti im Shiko më të madhe

Celestja, planeti im

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Autori ndërthur vizionet e së ardhmes me problemet e shoqërisë së sotme, duke i dhënë jetë një historie, protagonist i vërtetë i së cilës është mesazhi: “Le të shpëtojmë Planetin tonë”.

Më shumë detaje

1110 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366702

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një histori dashurie mes dy të rinjve? Një aventurë ekologjike? Është e vështirë ta futësh në korniza këtë roman të shkurtër të De Fombelles, shkrimtarit francez, i cili tashmë ka fituar disa çmime të rëndësishme në Francë dhe jashtë saj.

Në një qytet të së ardhmes, që rritet vetëm vertikalisht, jeton një djalë i ri që ha, fle, shkon në shkollë, bën detyrat e shtëpisë si bashkëmoshatarët dhe prapëseprapë ndryshon nga të tjerët. Jeton gjithmonë i vetëm, sepse e ëma, një grua në karrierë, është e zënë njëzet e pesë orë në ditë duke drejtuar një ndërmarrje të stërmadhe.

Atij doemos që nuk i mungon asgjë: frigoriferi po “shembet” nga blerjet online, mjafton të hapë gojë dhe lojërat elektronike të fjalës së fundit i mbërrijnë si me magji. Por ajo që i mungon është diçka tjetër...

Për fat të mirë ka Brisin, një shok të dashur që i bën shoqëri dhe ka një baba fantastik. Por djaloshi “jetim” ndihet gjithsesi i vetmuar. Derisa në prag të katërmbëdhjetëvjetorit, zemra i del nga kontrolli: një ditë, një vajzë shumë e ëmbël, Çelestja, vjen në klasën e tij dhe ja ku ndizet shkëndija, duke shpërndarë yje dhe zemra kudo! Por bukuroshja zhduket dhe kërkimi i saj i dëshpëruar do t’i zbulojë djaloshit të kësaj historie të gjitha plagët e Planetit, që duhet shpëtuar, ashtu si vetë Çelestja...

Të dhëna

Faqe92
ISBN9789928366702
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiVenera Domi
RomanMotivim&Vetëdije