Mos e ler mendjen te ike Shiko më të madhe

Mos e ler mendjen te ike

Mirela Sula A-004423

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri i Mirela Sulës është ndër më të mirët në kategorinë e zhvillimit personal të botuar nga një autor shqiptar. Përmes tij, autorja na sjell një model sesi mund të shpëtojmë nga një mjedis toksik dhe të shpalosim më së miri vlerat dhe aftësitë tona, duke kapërcyer ccdo pengesë fizike apo psikologjike që na shfaqet në jetën tonë.

Më shumë detaje

795 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Reklama
ISBN9789928450623

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

VLERESIME

"Libri i Mirela Sulës, nga ata që kam lexuar së fundmi, është nga më të mirët dhe të dobishmit për të gjithë njerëzit sot, që dëshirojnë të kuptojnë fiksimet e tyre neurotike nga të cilat vuajnë pa fund dhe i prishin punë vetes dhe familjeve të tyre. Vetja është vlera më e madhe e njeriut, por armiku më i madh i vetes mund të bëhet po vetja. Vetja, e pakuptuar dhe e keqpërdorur nga vetja, të hedh në trishtim, të sëmurë fizikisht, të pengon në jetë, të divorcon, mund të të bëjë keq, dhe të shkatërron përfundimisht. Autorja na tregon se si mund ta shmangim këtë duke e ruajtur veten nga vetja. Do të thosha shkurt se është një libër aq i dobishëm sa edhe recetat e një gatimi të mirë për një amvisë që do të gatuajë."

Prof. Dr. Artan Fuga, anëtar i Akademisë së Shkencave

"Autorja në këtë libër ilustron përmes një pikture të shkëlqyer çështjet psikologjike që ne ndeshim në jetën tonë të përditshme. Ajo e arrin këtë duke përdorur histori nga realiteti shqiptar dhe ngjarje nga jeta e saj personale, duke sjellë në dritë shoqërinë e të shkuarës, frikën e të ardhmes dhe rrjedhimisht edhe shqetësimin që ne kemi shpesh për të tashmen e gjendjes sonë mendore. Sokrati, filozofi i njohur grek, një herë ka thënë: "Jo jeta, por jeta e mirë është ajo që duhet vlerësuar". Ky është mesazhi që unë kuptova nga ky libër."

Sebi Fishta, psikolog, USA

"Përmes këtij libri, Mirela Sula ka treguar se uria më e madhe e qenies njerëzore nuk është për para, tituj, seks etj, por është aktivizimi i dimensioneve që potencialisht ekzistojnë në brendinë tonë për të jetuar në plotësi. Autorja nuk bën ndryshime, por kalon mbi ndryshimet, gjegjësisht bën transformime radikale për të gjetur kuptimin e jetës në të gjitha fazat e saj. Mirela Sula me këtë libër na mëson se, nëse ekziston një pse, atëherë ekziston edhe një si."

Hetem Ramadani, bashkautor i librit "Për meditim, sukses dhe shëndet"

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe160
ISBN9789928450623
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë