Cmim i reduktuar! Set me 5 libra, Meso femijen tuaj ne ciklin parashkollor me librat e Oxfordit Shiko më të madhe

Set me 5 libra, Meso femijen tuaj ne ciklin parashkollor me librat e Oxfordit

Janny Ackland MEP0006

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Metoda më e mirë e përgatitur nga ekspertët e arsimit parashkollor pranë Universiteti i Oksfordit për të përgatitur fëmijën tuaj për shkollë përmban pesë libra në të cilat fëmijët 3-5 vjeç praktikojnë njohuritë për: Ngjyrat, për numrat, për numërimin, për modelet dhe format dhe për format dhe përmasat

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint

1 125 Lekë

-10%

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Seria për parashkollorë: "Zbavitu me...": Kjo seri me pesë libra për parashkollorët u prezanton fëmijëve konceptet bazë të numrave, të shkrimit dhe të leximit. Këta libra u japin mundësi atyre të zhvillojnë aftësitë bazë të nevojshme në moshën parashkollore.

Aktivitetet janë argëtuese dhe janë ndërtuar  nga ekspertë të arsimit parashkollor, në mënyrë të tillë që të nxisin sa diskutimin, aq sa edhe aftësinë praktike. Ka fëmijë që mund t'i bëjnë vetë aktivitetet e librit, sikurse ka të tjerë që kërkojnë ndihmën e të rriturve.

Të gjithë fëmijët kanë mundësi ta shijojnë suksesin të fund të çdo aktiviteti, duke vendosur një yll një ngjitës (stiker) si shenjë për veten e tyre.

Përdorimi i librit nr. 1: "Zbavitu me ngjyrat" (kliko këtu për të blerë veç librin) përmban shumë aktivitete të cilat i ndihmojnë fëmijët të njohin pesë ngjyra: E kuqe, blu, e gjelbër, e verdhë dhe e zezë. Aktivitetet janë hartuar për të zhvilluar këto aftësi: Njohjen e ngjyrave, koordinimi i aktiviteteve vizuale dhe lëvizore, dallimin e ngjashmërive dhe ndryshimeve; emërtimin e ngjyrave; njohjen e numrave dhe njohjen e formave.

Përdorimi i librit Nr. 2: "Zbavitu me numrat" (kliko këtu për të blerë veç librin) përmban shumë aktivitete të cilat janë përqendruar në zhvillimin e aftësive të mëposhtme: Koordinimi i aktiviteteve vizuale dhe lëvizore; njohja, kuptimi dhe shkrimi i numrave një deri në pesë; numërimi dhe ndarja deri në pesë; identifikimi i grupeve me sasi të veçanta, kuptimi i termave "më shumë" dhe "më pak", mbledhjet dhe zbritjet bazë.

Përdorimi i librit Nr. 3: "Zbavitu me numërimin" (kliko këtu për të blerë veç librin) përmban shumë aktivitete të cilat fokusohen në: numrat 1-5, numërimi dhe njohja e numrave 0-10, radhitjen e numrave deri në dhjetë; kuptimi i më shumë dhe më pak, njohuri bazë mbi mbledhjen dhe zbritjen; njohja e numrave nga 1 në 20 (kur është e mundur).

Përdorimi i librit Nr. 4: "Zbavitu me modelet dhe format" (kliko këtu për të blerë veç librin) përmban shumë aktivitete të cilat përqendrohen te modelet, format dhe përmasat, duke zhvilluar aftësitë e mëposhtme: Njohja vizuale e modeleve, formave: Koordinimi i aktiviteteve vizuale dhe lëvizore; Njohja dhe plotësimi i modeleve sipas një rregullsie: Njohja e formave tredimensionale: Zhvillimi i fjalorit për të përshkruar formën dhe përmasën: Kuptimi i ndryshimeve dhe përmasave: Matje të thjeshta.

Përdorimi i librit Nr. 5: "Zbavitu me format dhe përmasat" (kliko këtu për të blerë veç librin) përmban shumë aktivitete të cilat fokusohen në njohjen e formave dhe modeleve të ngjashme, njohjen e ndryshimeve të formave dhe modeleve, njohjen e formës dydimensionale dhe tredimensionale, përdorimin e fjalëve të përshkruara, format dhe përmasat; përdorimin e fjalëve të përditshme për të përshkruar pozicionin (vendndodhjen)

Të dhëna

RedaktoriElona Çali
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 5 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEmiralda Yzeiri