Udhëzues metodik për librin 9 miqtë e mi Shiko më të madhe

Udhezues metodik per librin 9 miqte e mi

Rudina Çupi BAO0265

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Njohuritë bazë gjuhësore, shkencore, sociale, artistike që duhet të fitojë fëmija janë paraqitur në tekstin e fëmijës “9 miqtë e mi” me anë të situatave dhe materialit figurativ e synimet. Ndërsa në librin e msuesit (udhëzuesin didaktik) ofrohen metoda e teknika të larmishme si dhe sugjerohet baza materiale që i nevojitet mësueses/prindit për zbërthimin e saktë të informacionit të dhënë në tekstin e fëmijës.

 

Më shumë detaje

498 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN 9789928024947

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në udhëzues trajtohen temat që përmban plani mësimor, të cilat mbështeten me projekte të larmishme mujore dhe veprimtari festive të vitit, të cilat nxitin aftësitë ndijimore, lëvizore e veçanërisht krijuese të fëmijës. Për zbërthimin e objektivave të çdo teme sugjerohen disa veprimtari prej të cilave mësuesja zgjedh ose lë fëmijët të zgjedhin, sipas mundësive apo dëshirave që kanë.

Me këtë është synuar të mësuarit në mënyrë të gëzueshme dhe zbavitëse, duke besuar fort se “Edukimi është zgjedhje, mundësi dhe liri”. Veprimtaritë, gjithashtu, shërbejnë për mbulimin në mënyrë efikase të të gjithë kohës që fëmija qëndron në kopsht. Ato janë të shumëllojshme, lehtësisht të realizueshme (shpesh me mjete rrethanore apo sende të reciklueshme) dhe synojnë zhvillimin e përgjithshëm të fëmijëve 4-5 vjeçarë, të 5 fushave zhvillimore: zhvillimin e të folurit e të të shqiptuarit, zhvillimin konjitiv (njohës), zhvillimin emocional-social (ndjesor e shoqërizues), zhvillimin e vogël dhe atë të madh motorik (lëvizor). Kjo ndërthurje është bërë më synimin që të krijohen modele të arrira të mësimdhënies, duke gërshetuar nxënien me edukimin, procese këto të pandara dhe njësoj të rëndësishme.

Përvetësimi i njohurive. Mësimi fillon me veprimtaritë hyrëse, të cilat shërbejnë për t’u futur në situatën e trajtuar në libër, për të shpjeguar konkretisht konceptet dhe për zhvillimin ndjesor, shoqërizues, shqisor apo lëvizor.

Më tej, pyetjet e rubrikës së bashkëbisedimit e nxitin fëmijën të flasë për njohuritë që ka, por e bëjnë të reflektojë dhe të rrëfejë përvojat vetjake, duke bërë lidhjen e asaj që mëson me jetën e përditshme. Ato janë ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme dhe e nxitin fëmijën të vëzhgojë m e kujdes botën përreth dhe të zbulojë të panjohurën e të mësoje për të.

Duke u nisur nga vetvetja dhe duke përvetësuar bashkë me të tjerët njohuri të reja, fëmija bëhet i sigurt, shmang ankthin dhe i shpreh lirshëm mendimet dhe emocionet e tij. Pas kësaj ai ndihet i gatshëm të plotësojë kërkesat në libër. Rimarrja e njohurive të kaluara bëhet vazhdimisht në çdo temë të re, duke ndihmuar kështu në përvetësimin e njohurive dhe në ngulitjen e tyre.

Veprimtaria e pavarur e fëmijës. Një nga etapat më të rëndësishme të të nxënit është nxjerrja e një produkti nga vetë fëmija. Puna krijuese, si: vizatimet, ngjyrosjet, aplikacionet, mbjellja e luleve, kujdesi për to e veprimtari të tjera, si dhe plotësimi i detyrave/kërkesave të tekstit bëhen hap pas hapi dhe vazhdimisht të shoqëruara me bashkëbisedim dhe shpjegim, në mënyrë që asnjë fëmijë të mos mbetet prapa, edhe në rastet kur nuk e kupton, këto veprimtari i rritin fëmijës vetëbesimin, i nxitin shpirtin krijues dhe i ngulitin më mirë njohuritë e fituara.

                                                               

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe344
ISBN 9789928024947
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë