Nje dite si Skenderbeu - OM Shiko më të madhe

Nje dite si Skenderbeu - OM

Bashkim Hoxha A-006198

Libër i ri

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OM
ISBN9789951632478

650 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në pak faqe, në pak rreshta autori me mjeshtëri pasqyron e sjell tablonë e Shqipërisë ku jemi, ku jetojmë, ku punojmë, e Shqipërisë në filxhan të kafesë, e cila është bërë fat e rregull, por, në një rresht të vetëm kupton gjendjen reale të shoët, ekranit, komedisë, dhe invadimin e skenës nga humori dhe shfaqjet vetëm me seks, tradhti, fjalor banal, duke ju larguar klasikes, së bukurës, e një shikuesi e lexuesi që kërkon të kaloj kohën mes kësaj skene që po përjeton luftën e ekranit tallava e plot banalitete me veprën reale e plot art e letërsi që frymëzon, emocionon, përjeton, zbukuron, pasuron, vetëdijeson e bekon rolin madhor që mbart në vetvete fjala dhe arti, edukimin e argëtimin modern. Me pak fjali e faqe me një rresht e një telefonatë: Takim në Kryeministri! Dhe njëherazi autori na fut, jo vetëm në funksionimin vertikal të shoqërisë dhe administratës, por na ëmbëlson atë pikë që kemi nevojë të gjithë, mungesën e shumtë të liderëve, miteve, lavdinë kombëtare dhe ku mund të gjesh një mit si SKËNDERBEU, për të festuar, për të prekur e rrekur ngacmimin e vetëdijes sonë për të thënë me zë të lartë: Oh sa mirë me kenë Shqiptar!

                                                          

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe124
ISBN9789951632478
Viti i Botimit2018
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë