Bashkim Hoxha A-006233
Libër i ri
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Onufri | |
| ISBN | 9789928313744 | |
…Klajdi këmbëngul, merr në dorë filxhanin e përmbysur dhe përpiqet të deshifrojë llumin e kafesë. Llumi i kafesë i vizatuar nga shkundja e filxhanit i sjell ndërmënd një pesiazh të përbaltur që ka parë dikur në një nga fshatrat e Myzeqesë, të gërryer nga rrotat e qerreve. Mendimi i parë që i vjen në kokë, e bën të qeshi me vete trishtueshëm. Tani e kuptoj pse nuk po vjen fati im. Ka qëlluar që vjen me qerre dhe prandaj është kaq i ngadaltë. Kushedi kur vjen…
Është një libër mbizotëruar nga një sarkazëm mjeshtërore dhe nga një melankoli inteligjente dhe e ndjerë poetike. Romani lexohet me lehtësi, sepse është shkruar natyrshëm dhe nga një autor me përvojë. Herë-herë dalloj prozatorin që ka përvojën e një skenaristi të regjur dhe herë të tjera më shfaqet poeti i mençur e i matur. I gjithë romani është strukturuar me kujdes, proporcionalisht dhe me mençuri. Është si një elegji sarkastike e brezit kuturu, apo KU-TU-RU, siç thuhet diku në roman.
-Adil Olluri, shkrimtar
“Duartrokitësit” është një roman për mashtrimin, zhgënjimin dhe shpresat e thyera. Një roman që flet me zërin e kohës, me zërin e njeriut të sotëm shqiptar. Autori i tij, shkrimtari i njohur Bashkim Hoxha, ka krijuar një rrëfim që më tronditi me të ndodhurat dhe krajatat e personazheve të tij, të cilët më morën për dore dhe më dërguan në rrugët e tyre të dëshpërimit dhe hekakeqësisë së të rinjve të sotëm shqiptarë. Me t’u futur në rrugën e Klajdit dhe Jonës, dy personazheve kryesore të këtij romani, bashkëndjeva e ecejaket e tyre të pashpresa dhe gjatë leximit e pyeta veten : “A jemi të tillë ne shqiptarët e shekullit të ri ? Mos vallë njëmendësisht jemi degdisur kaq keq në honet e marrëzisë, saqë i duartrokasim secilit mashtrim që na serviret?” Përpos rrëfimit për Klajdin, që është boshti i këtij romani, edhe rrëfimi për Jonën është rrëqethës. Fati i tyre është fat i të rinjve të sotëm në Tiranë, Prishtinë, Tetovë e qytete të tjera shqiptare. Mund ta them se Bashkim Hoxha është një Migjen, i ardhur mes nesh nga njëqindvjeçari i kaluar, për të rrëfyer për të bijtë dhe bijat e shekullit të ri. “Duartrokitësit” është një rrëfim të cilin do të doja ta shkruaja.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 175 |
| ISBN | 9789928313744 |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Sagë&Histori |
Qysh në titull, lajmëron se ka vënë në qendër humbjen dhe mungesën, si ndjesi dhe gjendje, të cilat e mbështjellin përditshmërinë e qenies, shpesh herë hermetikisht.
Romani “Gruaja e Shiut” është një arritje e shkrimtarit Bashkim Hoxha dhe padyshim një nga kulmet e krijimtarisë letrare të tij. Sipas autorit, mesazhi që përcillet në këtë libër është përgjegjshmëria e të jetuarit dhe rezistenca për ti bërë ballë konteksteve historike
... dikush ka humbur qenin, një tjetër ka humbur gruan, të tjerë kanë humbur vehten...
Bashkim Hoxha vjen me një tjetër roman: Kronikat e mjegullës, e cila është një sagë e ditëve tona. Autori godet me mjasht mjeshtri, guxim dhe sfida idhujtë tonë. Ky roman është vlerësuar si një shtegtim i bukur narrative sesi ne shqiptarët të njohim më mirë vetveten.
…Se mos po e jetojmë si duhet këtë jetë që kemi, që të kërkojmë shtesë një tjetër jetë…
“Asnjëherë të martën” është romani më i ri i gazetarit dhe shkrimtarit Bashkim Hoxha ku fabulagërshetohet me intrigën që krijojnë ngjarjet dhe personazhet e librit. Kjo bën që ta lexosh me një fryme.
“Vito” është romani më i ri i gazetarit dhe shkrimtarit Bashkim Hoxha. Autori, e cilëson një libër për jetën. Në librin e tij të fundit Bashkim Hoxha sjell shumë aspekte nga realiteti i trisht shqiptar, i kontrasteve të thella që ekzistojnë në zonat e largëta, të marrëdhënieve të shtetit me individin, të marrëdhënieve njerëzore mes banorëve të një...
Romani i fundit i Z. Bashkim Hoxha “Dëshmitari i shkretëtirës” i sapo botuar nga shtëpia botuese “Onufri” është një roman që mendoj se ka diçka të veçantë për nga mënyra e rrëfimit. Ai është i ndërtuar nga dy narratorë qendrorë, që shkruajnë secili nga një libër, por që në thelb është i njëjti libër por që ndryshon vetëm nga sfondi historik dhe vizual....
Një regjisor, një drejtor i fotografisë, një skenar filmi dhe përballë shtëpia e verdhë dhe Ballkani i trazuar midis të vërtetave dhe trillimeve