Bashkim Hoxha BO0732
Libër i ri
“Vito” është romani më i ri i gazetarit dhe shkrimtarit Bashkim Hoxha. Autori, e cilëson një libër për jetën. Në librin e tij të fundit Bashkim Hoxha sjell shumë aspekte nga realiteti i trisht shqiptar, i kontrasteve të thella që ekzistojnë në zonat e largëta, të marrëdhënieve të shtetit me individin, të marrëdhënieve njerëzore mes banorëve të një komuniteti.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Onufri | |
| ISBN | 9782390690276 | |
“Unë zgjodha një emër personazhi që në gjuhën latine afrohet me jetën, “Vito”. Ky është një emër tipik për zonat e bregdetit tonë, aty ku zhvillohen edhe ngjarjet e romanit. Më shumë e kam zgjedhur për simbolikën e jetës dhe në groteskun që ka romani, edhe pse është roman për jetën, personazhi kryesor është një vajtosë profesioniste, u shpreh autori.
Ndryshe nga të gjithë romanet e tjera, këtë herë Hoxha ka zgjedhur ta titullojë veprën me emrin e personazhit të vajtojcës “Vito”, e cila qan të vdekurit, por i bën jehonë jetës.
“Unë e kam ndjekur atë vajtojsë në disa aspekte të shoqërisë tonë, pikërisht atje ku ajo duhet të qajë gjërat që po vdesin”, shprehet më tej autori Hoxha.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 150 |
| ISBN | 9782390690276 |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Drame & tragjedi |
Qysh në titull, lajmëron se ka vënë në qendër humbjen dhe mungesën, si ndjesi dhe gjendje, të cilat e mbështjellin përditshmërinë e qenies, shpesh herë hermetikisht.
Romani “Gruaja e Shiut” është një arritje e shkrimtarit Bashkim Hoxha dhe padyshim një nga kulmet e krijimtarisë letrare të tij. Sipas autorit, mesazhi që përcillet në këtë libër është përgjegjshmëria e të jetuarit dhe rezistenca për ti bërë ballë konteksteve historike
... dikush ka humbur qenin, një tjetër ka humbur gruan, të tjerë kanë humbur vehten...
Bashkim Hoxha vjen me një tjetër roman: Kronikat e mjegullës, e cila është një sagë e ditëve tona. Autori godet me mjasht mjeshtri, guxim dhe sfida idhujtë tonë. Ky roman është vlerësuar si një shtegtim i bukur narrative sesi ne shqiptarët të njohim më mirë vetveten.
…Se mos po e jetojmë si duhet këtë jetë që kemi, që të kërkojmë shtesë një tjetër jetë…
“Asnjëherë të martën” është romani më i ri i gazetarit dhe shkrimtarit Bashkim Hoxha ku fabulagërshetohet me intrigën që krijojnë ngjarjet dhe personazhet e librit. Kjo bën që ta lexosh me një fryme.
Romani i fundit i Z. Bashkim Hoxha “Dëshmitari i shkretëtirës” i sapo botuar nga shtëpia botuese “Onufri” është një roman që mendoj se ka diçka të veçantë për nga mënyra e rrëfimit. Ai është i ndërtuar nga dy narratorë qendrorë, që shkruajnë secili nga një libër, por që në thelb është i njëjti libër por që ndryshon vetëm nga sfondi historik dhe vizual....
Një regjisor, një drejtor i fotografisë, një skenar filmi dhe përballë shtëpia e verdhë dhe Ballkani i trazuar midis të vërtetave dhe trillimeve