Emilios Solomou TO0190
Libër i ri
Një roman kushtuar kohës, zvetënimit, kujtimeve, dashurisë dhe pabesisë, që luhatet midis së tashmes dhe së shkuarës.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Toena | |
ISBN | 978 9928 205 31 5 | |
Thanë për librin
Kur shkenca i vjen në ndihmë fiction-it
Nga Ben Andoni
Për ata që nuk e kanë lexuar, romani i autorit qipriot mund të jetë thjesht një titull më shumë në morinë e librave pafund, që gëlojnë në tregun shqiptar. Kristo Pulla, përkthyesi i njohur i greqishtes, duhet të jetë i pari që e ka shijuar realisht letërsinë e saj të mirë. Një fabul e thjeshtë, e ngritur me idenë e kthimit në kohë, jep linjën natyrore të një personazhi në retrospektivë.
“Ditari i një pabesie” i autorit Emilios Solomou ka merituar Çmimin Evropian për Letërsinë në vitin 2013 dhe kjo i jep një mundësi më shumë që të nderohet nga publiku nga ynë, që është shumë i ndikuar nga çmimet e huaja.
Struktura e librit është pak e ndërlikuar, por kjo ka ndihmuar autorin ta shkriftojë qartë idenë e tij, e cila shtrihet përmes rrëfimit që përfshin tre gra. Në fakt dy syresh dhe njërës fiktive. Ndërthurja e historisë së tyre është e mrekullueshme por edhe jetësore, sepse përball realitete që ne i kemi të gjalla. Jeta familjare ballkanase është e përshkuar me kujdes nga Solomou por edhe përmes një vështrimi shumë të thellë, i cili merr në pasqyrim banorët e Cikladeve të Vogla ku edhe zhvillohen ngjarjet.
Rrëfimi është i ndërtuar në vetën e tretë dhe personazhi duket se është i gdhendur pak me “paragjykim” nga autori. “Është një i majtë me damkë, armik i revolucionit, komunist me të shkuar të provuar, madje para se të lindte. Të gjithë profesorët te të cilët u drejtua për temën, nuk e pranuan. Së bashku me të iku dhe bashkëshortja, meqë iu dha rasti, për t’u specializuar në të drejtën ndërkombëtare. Vendosën lidhje me kundërshtarët e pushtetit që ishin grumbulluar në Munih, dëgjonin emisionet e Deutsche Ëelle kundër juntës ushtarake në Greqi dhe besonin se ndienin që edhe ata po jepnin kontribut me veprimtarinë e tyre për përmbysjen e diktatorëve, të mbyllur në një apartament mikroborgjez”, shkruan nga mesi autori, duke davaritur retë e së kaluarës së personazhit.
Gjithsesi janë tre gra që përbëjnë tre segmente të librit me të cilat ndërtohet një marrëdhënie që shtrihet mes realitetit dhe irrealitetit. Themi irrealitetit sepse gruaja e parë është skeleti i një gruaje të re, që arkeologu, alias personazhi ynë, e gjen me ekipin e vet dhe kulmi i suksesit të tyre në këtë ishull të Cikladeve. Mu kjo parasheh nga autori, si një dimension tjetër fatin e personazheve të sotëm. Ajo e bën ekspeditën e arkeologëve por edhe të gjithë përpjekjen e Dhukarelit me një qëllim, të cilën ai do ta ndjej thellë. Linjat e dytë lidhet me bashkëshorten që ai do ta lerë për një arkeologe dhe e treta vetë gruaja me të cilën ndërton jetën dhe që fundi do t’i japë një vdekje tragjike si skeleti i dikurshëm, ku dallohen shenjat e vrasjes antike.
Por, pas shumë viteve kur kthehet në ishull, ndjehet krejt i vetmuar, kurse banorët, që përcjellin realisht frymën e Ballkanit, tashmë nuk janë më miqësorë me profesorin plak, që bëri gjullurdinë e madhe sipas tyre. Ai do t’ia konfesojë tradhëtinë të shoqes mu në këtë ishull.
Autori në përshkrimin e tij ashtu si bëjnë autorët e mirë, na ka dhënë dhe një pasqyrim të Greqisë të shekullit të shkuar me pak penelata. Mjeshtëria e tij në këtë drejtim është se nuk e zgjat që ta mbushë me detaje lodhëse për të plotësuar përfytyrimin e tij për periudhat historike, por me penelata të shpejta rrëfen mrekullisht historinë.
Ka vende ku struktura e ndërlikuar vërtet e ndih për idenë që të shpalosë por nuk e lë lexuesin ta ndjekë ritmikisht, pasi autori e ngjesh dhe e zgjeron materialin, që administron. Megjithatë personazhet e kursyera, të zgjedhur nga disa grupe shoqërore, e japin shumë mirë peisazhin shoqëror grek dhe më shumë akoma të gjithë realitetin me të cilën arkeologu Dhukareli përballet. Paradoksi është se për shkak të tradhtisë që ka bërë, për Dhukarelin gjërat nuk do jenë më mbroth dhe pakënaqësinë e parë do ta ketë me vetë ekipin e tij, që pak më vonë do të përcillet edhe nga banorët.
Por, jeta është e gjatë. Me kohë dhe me personalitetin e tij, ai do të ndreqë shumë gjëra, kurse banorët do të zbusin gjithçka, sepse instinkti u tregon që falë tij ata janë bërë interesantë për turistët dhe kanë të drejtë. Ndërsa ai gjen respektin ndaj vetes, banorët e falin sepse tek e fundit ai u sjell të ardhura prej turistëve. Ai ngushëllohet me famën e arkeologut të shquar dhe tashmë është i bindur se forcat e errëta nuk do e pengojnë më karrierën e vet. Dhe, në një nga shtjellimet që besojmë se autori e tepron është fundi me gruan e dytë Antigonën që zhduket pa lënë asnjë dhe që shërben për paralelen kryesore me fatin tragjik të skeletit, që është vrarë dikur.
Në jetë e mban vetëm e bija ndërsa kthehet në ishull kur tashmë është plak, gjithsesi, në kulmin e suksesit të vet, që tashmë në pleqësi ai kërkon t’ia gjejë rrënjën fajit të vet dhe pse jo edhe jetës së çuditshme. Shumë nga bashkëkohësit dhe njerëzit që dinë historinë e tradhtisë së tij ndaj të shoqes janë të vdekur prej kohësh, por janë ende syresh të gjallë që kanë treguar historinë e tij. Është një legjendë e gjallë për të mirë dhe të keqe. Por dilema që e mban me gruan dhe nuk është e zgjidhur ka mbetur që të dalë tashmë në muzg të jetës, kur do të gjejë paqësinë dhe hetuesi i thotë se i kanë gjetur të shoqen. Merr sërish rrugën në kthim, tani s’ka më rrëfim për veten për asgjë. Fati i trishtë i është rikthyer. Elementi i ikjes së anijes dhe atë që lë pas, është gati i njëjtë me anijen e vjetër që vjen në fillim…
Mendojmë se është zgjidhje e mirë e TOENA botimi i këtij libri, kurse përpjekja e saj për të sjellë këtë letërsi duhet lavdëruar. Është shumë ballkanase dhe tejet e dashur, ndërsa duam të themi përshëndetjet më të mira për Kristo Pullën, për regjistrin e zgjedhur dhe përkthimin shumë korrekt…
Faqe | 320 |
ISBN | 978 9928 205 31 5 |
Titulli origjinal | Toena |
Viti i Botimit | 2016 |
Vendodhja | Tirane |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Një roman kushtuar kohës, zvetënimit, kujtimeve, dashurisë dhe pabesisë, që luhatet midis së tashmes dhe së shkuarës.
Një roman që endet midis të shkuarës dhe të tashmes, midis hakmarrjes dhe detyrës, midis dashurisë dhe urrejtjes.
Një roman për të bukurën dhe të shëmtuarën, për iluzionet dhe ëndrrat e humbura, për gjurmimin zanafillor të lumturisë nga qenia njerëzore dhe pengesat për të mbërritur tek ajo në një botë armiqësore e të tjetërsuar.