Qyteti pa seks Shiko më të madhe

Qyteti pa seks

Randa Abdel-Fattah TO0199

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Thonë se librat nuk kanë stinë. Dhe kjo është e vërtetë. Po kur qielli është i pastër dhe netët janë të freskëta, më e mira që mund të bësh është të ulesh në verandë dhe të lexosh një libër të mirë, sidomos ata me histori dashurie, që mbeten përherë më të preferuarit për t’u lexuar gjatë stinës së verës. E për këtë arsye, vendosëm të sjellim për ju romanin bestseller “Qyteti pa seks” të Randa Abdel-Fattah-ut

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Esmaja është një turke e besimit mysliman, 28 vjeçe, që sapo ka përfunduar studimet “Master” për menaxhim të burimeve njerëzore. Jeton me familjen dhe është ende e virgjër. Për të, jeta familjare është po aq e rëndësishme sa edhe karriera.

Ajo ka arritur gjithçka ka dashur: ka udhëtuar mjaft, ka shije të mira në muzikë, ndjek lajmet tek ABC-ja, ruan gazetën The Guardian në iPhone-in e saj, di të bëjë dallimin midis një Ford-i dhe një Holden-i dhe, gjithashtu, sa herë i duhet të ulet në ndonjë restorant, nuk porosit kurrë “vetëm sallatë”.

E pajisur me një listë të gjatë kërkesash, ajo është në kërkim të Njeriut të Duhur për martesë, me kushtin e vetëm: të jetë mysliman.

Por, e lodhur nga mblesëritë e dështuara, faqet në internet për takime dhe njerëzit që e quajnë “démodé”, Esmaja krijon klubin “Qyteti pa seks” me mikeshat e saj Liza, Rubi dhe Nirvana, katër femra që u përkasin besimeve të ndryshme - myslimane, hebreje, greko-ortodokse dhe hindu.

Kërkimi i Esmasë për “të duhurin” nuk është aspak i lehtë, sepse, kur familja, miqtë dhe punëdhënësit përzihen në këtë ekuacion, rruga e saj drejt dashurisë së vërtetë pëson papritur një kthesë të menjëhershme

Të dhëna

Titulli origjinalTOENA
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri