I ri Asnjehere te marten Shiko më të madhe

Asnjehere te marten

Bashkim Hoxha BO0561

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër “Asnjëherë të martën” është romani më i ri i gazetarit dhe shkrimtarit Bashkim Hoxha ku fabulagërshetohet me intrigën që krijojnë  ngjarjet dhe personazhet e librit. Kjo bën që ta lexosh me një fryme.

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928391148

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Personazhi kryesor i romanit është një vrasës me pagesë, përmes të cilit, autori zbërthen ngjarje dhe histori të prekshme.

Për lexuesin historia e librit përcjell situata të komplikuara dhe ngërçe psikologjike që përpunohen në subkoshiencën e njeriut.

Nis si një roman policor, por shpejt sheh se aty nuk ka fare vend për hetuesit e kriminalistët e ca më shumë për prokurorë e gjykatës, pasi të gjitha veprimet operative, deri në dhënien e drejtësisë, i realizon vetë Vlad Dinosha, personazhi kryesor që ka përfunduar në vetëvrasje. Historia nuk është e thjeshtë, as shtrirja gjeografike e veprimit, por e thjeshtë është mënyra e të treguarit nga ky autor, i cili di të zgjidhë situata të komplikuara me forcën e psikologjisë së çuditëshme të njeriut i cili brenda subkonshiencës së tij zotërohet nga oshilacione emocionale, shpirtërore, dhe botkuptimore, të cilat nga ana e tyre diktojnë sjellje, qëndrime dhe veprime shpesh diametralisht të kundërta, deri të pabesueshme.

Djali me tre emra, i adoptuar nga një çift intelektualësh që gjithsesi kishin problemet e veta, dhe me një gjendje relativisht të mirë ekonomike pas vdekjes së tyre, duket se nuk kishte arsye që të shndërrohej në një vrasës profesionist. Por ja që shkuarja e tij me forcat Komando, në një mision ndërkombëtar, atje ku bëhej luftë dhe masakroheshin njerëzit e pafajshëm në emër të paqes hipokrite, e ndryshon atë. Duke jetuar përditë me vdekjen, ai mpihet, aq sa nisi të vriste për qejf edhe burra që ishin duke kënduar dhe nga ana tjetër nuk i shkakton asnjë keqardhje as vrasja e shokut të tij.

Ai, i rrituri mes tingujve të pjanos së nënës së tij, nuk i shpëton përthyerjes së karakterit edhe pas kthimit në atdhe. Joshet me para, merr përsipër të vrasë njerëz, ndërkohë që dilema mes heroit të dikurshëm të luftës dhe vrasësit me pagesë, rritet çdo ditë e më shumë. Në pamje të parë, Vladi në asgjë nuk të kujton një kriminel. Pavarësisht profilit të tij si vrasës serial, personazhi kryesor i romanit, Vladi, shpërfaq edhe aspektin njerëzor, të ndrydhur fort në subkoshiencë.

Të dhëna

Faqe136
ISBN9789928391148
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori