Bashkim Hoxha është gazetar i njohur, dramaturg, skenarist dhe shkrimtar i njohur. Ai ka fituar disa çmime kombëtare me romanet e tij dhe disa nga librat janë përkthyer në anglisht
Bashkim Hoxha është autor edhe i këtyre veprave: “Heronjtë e Viagrës”, “Romancë në ditën e krimit”, “Lakuriq”, “Ground Zero” (“Dëshmitari i Shkretëtirës”), “Hotel Ballkan”, “Mbreti i Vesës”, “Mot i keq për dashuri”, “Fjalë të ndyra dashurie”, “Njeriu tjetër”, “Një lolo dhe një mbret”, “Unë dhe Mefistofeli” (dramë), “Ftesë për gjyq”, “Këngë dashurie dhe korba”, “Qyteti pa dashuri”.
Libri “Hotel Ballkan” është përkthyer në anglisht nga Idlir Azizi ndërsa libri “Ground zero” nga Benet Koleka”.
Bashkim Hoxha ka ftuar disa çmime rajonale dhe kombëtare në fushën e letërsisë. Një nga kontributet e çmuara të tij është edhe gazetaria me tipare të theksuara qytetare dhe sociale.
Bashkim Hoxha ka shkuar edhe drama dhe skenare filmash, si dhe ka qenë për disa kohë drejtues i institucioneve kulturore në rrethin e Durrësit. Ai ka lindur në Berat dhe banon në qytetin e Durrësit.
Romani “Gruaja e Shiut” është një arritje e shkrimtarit Bashkim Hoxha dhe padyshim një nga kulmet e krijimtarisë letrare të tij. Sipas autorit, mesazhi që përcillet në këtë libër është përgjegjshmëria e të jetuarit dhe rezistenca për ti bërë ballë konteksteve historike
... dikush ka humbur qenin, një tjetër ka humbur gruan, të tjerë kanë humbur vehten...
Bashkim Hoxha vjen me një tjetër roman: Kronikat e mjegullës, e cila është një sagë e ditëve tona. Autori godet me mjasht mjeshtri, guxim dhe sfida idhujtë tonë. Ky roman është vlerësuar si një shtegtim i bukur narrative sesi ne shqiptarët të njohim më mirë vetveten.
Qysh në titull, lajmëron se ka vënë në qendër humbjen dhe mungesën, si ndjesi dhe gjendje, të cilat e mbështjellin përditshmërinë e qenies, shpesh herë hermetikisht.
…Se mos po e jetojmë si duhet këtë jetë që kemi, që të kërkojmë shtesë një tjetër jetë…