Agron Tufa BO0038
Libër i ri
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Onufri | |
| ISBN | 9928-186-85-0 | |
Kush, Arsenio, kush do të dëshironte të kishte punë me historitë që i tërheq zharg pas vetes dhe që do të vazhdoj t'i tërheq deri në gurin e varrit? Po... tashmë kemi arritur në këtë pikë, i dashuri im.
Tashmë jemi tèt – a – tèt, i dashur gur... Dhe ja, unë po të pyes, pardon, a do të doje të kishe punë, i dashur, me një kurm femëror që gumëzhin nga historitë e burrave të fortë me dhe pa kostume? Nga duart e tyre epsharake që më kanë vërtitur fugë nëpër biblioteka, hotele, redaksi? Që më kanë parë si tabelë qitjeje për seks? Nuk e besoj dhe s'do ta besoj!
| Faqe | 256 |
| ISBN | 9928-186-85-0 |
| Titulli origjinal | Onufri |
| Viti i Botimit | 2015 |
| Tipi i publikimit | Libër |
Poezia e Arb Elos është unikale e ngjeshur me fjalë e ide, me metafora të fuqishme që përthyhen në mijëra figuracione/ figurina brenda prizmit të Un-it, "njëshit që është pafund herë shumë zerosh" Uni-versi i secilit pasqyrohet kokëposhtë e shkrihet Un-iversi i Madh un-itetin. Mirazh është një eksperiment poetik që ia shton vlerat poezisë tonë
Duke na ofruar një udhëtim sa perceptiv aq edhe emocional në vargjet e tij, Tufa na ofron lexime brenda lekurës së njeriut që shpesh e përdor si shtrojë të ndjesive të veta autoironinë. Nuk synon magjepsjen, por të menduarin. Kërkon Sizifin për të ringritur gurin e jetës, edhe në qoftë se do ta shohim duke u rrokullisur sërish. Ky libër u shpall më i miri...
Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.
Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë Gorki 1994-1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX, në UT. Ka botuar fillimisht poezi, ese, përkthime,...
Personazhi i Agron Tufës, përmes një dueli real dhe metaforik vihet në kërkim të vetvetes drejt shpalimit të shtresimeve të identitetit moral, psikologjik, drejt profilit shpirtëror.
Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.
Bota shqiptare është e mbushur me magjira dhe gratë shqiptare dinë plot gjëra për to. Romani "Mërkuna e Zezë " i shkrimtarit Agron Tufa është mbledhja e tërë kësaj përvoje femërore të sjellë në një libër, që me një hap të shpejtë e pa shumë stërhollime (në plan të parë) eksploron atë pjesë të thellë mistike që kanë gratë përbrenda, e cila fillon nga mitra...
"Një përmbledhje e autorëve të ndryshëm mbi historinë, arkeologjinë, kulturën dhe traditën dibranë, shoqëruar me një hyrje nga Agron Tufa.
Një libër me ese kulturologjike ku shkrimtari trajton raportet e tij me fëmijërinë, vendlindjen, kulturën, traditën, ideologjinë, gjuhën, historinë dhe artin e të shkruarit. Përmes stilit të tij ekspresiv, dinamik e sugjestiv, Tufa në këto ese bën një guidë meditative nëpër stacione të trazuara të së shkuarës dhe bashkëkohësisë dhe në sëmundjet e...
Monografia “Letërsia dhe procesi letrar në shekullin XX” synon të përmbushë një njohje sa më përfaqësuese të peizazhit europian e më gjerë në kulturat letrare përgjatë shekullit XX.
Prozat e këtij libri nuk kanë të bëjnë me përkufizimet teoriko-akademike apo shkollareske mbi zhanret (kufitare apo jokufitare). Ato janë autorrëfime, përshkrime, skena e situata, monologje në çastet kritike të minutës fatale para fytyrës së vdekjes.
Prozat e shkurtra të këtij libri kanë një dallim thelbësor nga krijimtaria ime artistike në poezi, prozë të gjatë apo ese. Diku më shumë, diku më pak, në këto proza të shkurtra ndërthuren elemente dhe të poezisë, dhe të prozës romanore, dhe të esesë.
Ky eshte vellimi i pare me poezi i Agron Tufes qe rikthehet pas shume vitesh tek lexuesi me nje ribotim
Romani tetralogjik i Agron Tufës “Ngjizja e papërlyeme” është një sagë rrëqethëse e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve ’60, fill pas prishjes me BRSS-në, që nis me zhburrnimin e bashkëshortëve shqiptarë, të cilët Partia i detyroi të ndajnë gratë e tyre ruse dhe të prishnin familjet e krijuara me to. Nis kështu izolimi, lufta e klasave dhe projekti i...
Romani i Agron Tufës “Paqja e përgjakur e Adamit” është një rrëfim elegjiak për fatin e njeriut të drejtë që përpiqet të meritojë “hisen e tij nën diell”, që sakrifikon e flijohet për të afërmin, që ëndërron të ndërtojë strehën e tij në paqe me këtë botë dhe që gjen në realitet vetëm tradhtinë, poshtërimin dhe mosmirënjohjen.
Romani i fundit i shkrimtarit Agron Tufa, “Arratia e fundit e Baltazar Ketës”, është një roman-baladë, një roman-mit, me heronj plot ëndrra të bukura e të sëmura, që rravgojnë drejt së pamundurës, midis një realiteti dhe sfondi shoqëror depresiv.
Bota shqiptare është e mbushur me magjira dhe gratë shqiptare dinë plot gjëra për to. Romani "Mërkuna e Zezë " i shkrimtarit Agron Tufa është mbledhja e tërë kësaj përvoje femërore të sjellë në një libër, që me një hap të shpejtë e pa shumë stërhollime (në plan të parë) eksploron atë pjesë të thellë mistike që kanë gratë përbrenda, e cila fillon nga mitra...