Mithat Frasheri PL0009
Libër i ri
Kemi nevojë që të zgjojmë te nxënësit një ambicion kombtar, një lithkë solidariteti për çdo send që i takon kombit, racës, vendit të Shqipërisë. Këtë ndjenjë mund ta ngjallim duke e bindur nxënësin se vetëm duke u nderuar kombi, duke u lëvduar Shqipërija, duke qenë me famë dhe me zë të mirë çdo send që i përket Arbërisë.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | PLEJAD | |
| ISBN | 9789995665814 | |
Koment nga Uran Butka: Mid'hat Frashëri ishte një parashikues gjenial. Ai ishte i bindur që çështja shqiptare e shtruar për zgjidhje për më se një shekull, do ta gjente më në fund atë, sepse nuk ishte vetëm një çështje e brendshme e Shqipërisë, por një problem kyç i Europës Juglindore dhe më gjerë. "Zhvillimi i ngjarjeve në Ballkan vërteton mirë se ngjarjet në Shqipëri nuk janë aspak të brendshme, por janë pjesë e një të tëre me rëndësi botërore, që do të ketë efekte të mëdha ndërkombëtare në kohën e ardhme", thoshte ai. "Për mua ka vetëm një mënyrë që të normalizohet gjendja në Shqipëri: mbajtja e lidhjeve me lëvizjen demokratike".Kjo profeci e thënë më se 100 vjet më parë, u vërtetua në vitin 1992 me zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe në vitin 1999 me ngjarjet në Kosovë, të cilat hapën një epokë të re jo vetëm për zgjidhjen e çështjes shqiptare, por edhe për zhvillimet botërore, sepse ndërhyrja e NATO – s në Kosovë nuk u bë për motive pushtimi apo çlirimi, por për mbrojtjen e vlerave humane e demokratike.
| ISBN | 9789995665814 |
| Viti i Botimit | 2008 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
Mit'hat Frashëri ishte kreu i Kongresit të Manastirit, ministër në qeverinë e Ismail Qemalit, Ministër Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në vitet '23-'25 në Athinë, e më pas një nga themeluesit e Partisë Nacionaliste, Mit'hat Frashëri, nuk u bë pjesë e asnjë kurrikule shkollore në Shqipëri gjatë regjimit komunist. Por Mit'hat Frashëri ishte një nga...
Në veprën e parë përfshihet publicistika e Mid'hat Frashërit
Në vëllimin e dytë përfshihen studimet dhe esetë historike, kulturore dhe politike të Mid'hat Frashërit.
Në vëllimin e katërt të veprave të zgjedhura të Mid'hat Frashërit (Lumo Skëndo) ngërthehen gjithë përshtypjet e udhëtimeve të Mid'hat Frashërit nëpër hapësirën shqiptare dhe nëpër Evropë, si edhe ditarët e tij të famshëm për ngjarjet dhe personalitetet më të rëndësishme historike shqiptare dhe të huaj, përsiatjet e tij filozofike,politike, diplomatike,...