Perplasja e qyteterimeve dhe riberja e rendit boteror Shiko më të madhe

Perplasja e qyteterimeve dhe riberja e rendit boteror

Samuel P. Huntington MAS0061

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër “Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror” njihet si një prej teksteve më me ndikim të kohës tonë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikat globale. Libri është një zgjerim më i plotë dhe më i thellë i çështjeve të ngritura prej profesorit amerikan S. Huntington në një artikull të tij për revistën “Foreign Affairs” në verën e vitit 1993, me titull “Përplasja e qyteterimeve?” 

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319692

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror” njihet si një prej teksteve më me ndikim të kohës tonë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikat globale.

Libri është një zgjerim më i plotë dhe më i thellë i çështjeve të ngritura prej profesorit amerikan S. Huntington në një artikull të tij për revistën “Foreign Affairs” në verën e vitit 1993, me titull “Përplasja e qyteterimeve?”. Ideja qëndrore që parashtrohet në libër është se konflikti pas ‘Luftës së Ftohtë’ ka gjasa të ndodhë vazhdimisht dhe në mënyrë të dhunshme për shkak të dallimeve kulturore, dhe jo atyre ideologjike. Teksa në ‘Luftën e Ftohtë’, konflikti ndodhi midis ‘Perëndimit Kapitalist’ dhe ‘Bllokut Komunist të Lindjes’, tani ka më shumë gjasa që kjo të ndodhë midis qytetërimeve kryesore të botës.

Huntington identifikon kështu tetë qytetërime botërore: 1- Perëndimor; 2 Amerikano-Latin; 3- Islamik; 4- Sinik (Kinez); 5- Hindu; 6- Ortodoks; 7- Japonez dhe 8- Afrikan. Sipas autorit organizimi kulturor i secilit qytetërim, ndryshon me kuptimin që ka bota bashkëkohore mbi sovranitetin e shteteve.

Për të kuptuar konfliktin aktual dhe të ardhshëm, duhen kuptuar përçarjet kulturore, dhe është kultura - në kuptimin e saj më paradoksal - ajo që duhet pranuar si arsyeja kërcënuese për luftë, dhe jo shteti.

Në libër trajtohen gjithashtu shumë çështje të ndryshme si: nocioni i qytetërimeve; çeshtja e një qytetërimi universal; zhvendosja e peshores së fuqisë ndërmjet qytetërimeve; indigjenizimi kulturor në shoqëritë joperëndimore; struktura politike e qytetërimeve; konfliktet e përftuara nga universalizmi Perëndimor, shkaqet e dinamika e luftërave në ‘vijën e shkeputjes’ etj.

Huntington propozon gjithashtu për një rend të ri ndërkombëtar, i cili duhet të shërbejë si një instrument paqeje ndaj kërcënimit që kjo përplasje qytetërimesh mund të sjellë.

 

Të dhëna

Faqe480
ISBN9789928319692
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiXhevat Lloshi