E verteta mbi Shqipnine dhe shqiptaret Shiko më të madhe

E verteta mbi Shqipnine dhe shqiptaret

Pashko Vasa MAS0017

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër E vërteta mbi Shqipninë dhe shqiptarët, studim historik prej Vassa Efendi, përkthim nga frengjishtja dhe komentim prej Mehdi Frashërit. Ky botim anastatik është mbështetur mbi përkthimin e veprës nga Mehdi Frashëri të shtypur në Tiranë më 1935ën.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319067

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

E vërteta mbi Shqipninë dhe shqiptarët, studim historik prej Vassa Efendi, përkthim nga frengjishtja dhe komentim prej Mehdi Frashërit. Ky botim anastatik është mbështetur mbi përkthimin e veprës nga Mehdi Frashëri të shtypur në Tiranë më 1935-ën.
Në vepër argumentohen gjerësisht ide dhe probleme themelore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, duke vënë themelet e literaturës ideopolitike të Rilindjes.
Pashko Vasa trajton historinë e popullit të tij, duke përgjithësuar përvojën e deriatëhershme historike të popullit shqiptar, për të argumentuar drejtësinë e kërkesave kombëtare të shqiptarëve. Në të njëjtën kohë vepra pasqyron shkallën e pjekurisë së mendimit politik shoqëror shqiptar të kohës.
Në vepër, përveç lëndës historike, janë të gërshetuara natyrshëm dhe aspekte gjuhësore dhe etnologjike. Ky është një libër që trajton në mënyrë sintetike probleme të prehistorisë dhe të historisë së lashtë të popullit shqiptar si dhe të historisë bashkëkohore të sundimit të Perandorisë Osmane.

Të dhëna

Faqe134
ISBN9789928319067
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiMehdi Frashëri