Bosnja dhe Hercegovina gjate misionit te Xhevdet Efendiut Shiko më të madhe

Bosnja dhe Hercegovina gjate misionit te Xhevdet Efendiut

Pashko Vasa MAS0009

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ky libër historik i njërit prej figurave më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, Pashko Vasës, vjen në botimin dygjuhësh, në shqip dhe në origjinalin frëngjisht.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319371

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky libër historik i njërit prej figurave më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, Pashko Vasës, vjen në botimin dygjuhësh, në shqip dhe në origjinalin frëngjisht.
Libri përmban detaje të reformave të Tanzimatit që kanë të bëjnë me këtë krahinë osmane që shkaktonte kokëçarje në aspektet e qeverisjes.
Pashko Vasa u emërua si sekretarpërkthyes në këtë mision 20 mujor të vitit 1863, për shkak të njohjes së gjuhës sllave. Arsyeja kryesore për botimin e këtij libri në frëngjisht sipas P. Vasës ishte që të bëhej e njohur çështja e ndërlikuar e Bosnjë e Hercegovinës në Europë dhe në qarqet sunduese në Stamboll. Autori i ka dhënë librit një strukturë të nevojshme duke filluar me një përmbledhje të shkurtër historike për Bosnjë e Hercegovinën, duke ofruar një pasqyrë të qartë të së kaluarës së këtij vendi. E shpjegon situatën se si Bosnja gjatë historisë kishte ndërtuar një identitet të saj. E kishte krijuar monarkinë duke u skalitur në luftërat me fqinjët, siç ishin serbët, kroatët dhe hungarezët.
Me një vështrim të qartë historik Pashko Vasa përshkruan ngjarjet që ndryshojnë strukturën fetare dhe politike të Bosnje e Hercegovinës, duke mbërritur deri në kohën përpara nisjes së misionit të Xhevdet Efendiut si komisioner në provincën e Perandorisë, me qëllim vënien në jetë të reformave të kërkuara nga qeveria e Sulltan Abdyl Azizit.
Pashko Vasa e ka ndarë librin në nëntë kapituj në të cilët e pasqyron përmbledhjen historike të vendit, gjeografinë, pronësinë e tokave dhe çifçinjtë, sistemin tatimor, tregtinë dhe industrinë, Hercegovinën si rajon dhe gjendjen para ardhjes së Xhevdet Pashës.
Në fund të librit jepen aktet e misionit perandorak në Bosnje e Hercegovinë. Fjala është për një vepër që përmban vlera të mëdha për historiografinë e Bosnjës, Ballkanit dhe sundimit osman në këtë pjesë të Europës. Nuk mungojnë statistikat e popullsisë, përkatësisë së tyre fetare dhe etnike etj.
Në detaje dhe në mënyrë mahnitëse përshkruhen situata dhe ndodhi të rëndësishme që i ka përjetuar autori gjatë qëndrimit në këtë vend. Në të gjitha aspektet, ky është një libër me vlerë të madhe.

Të dhëna

Faqe380
ISBN9789928319371
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDashamira Elezi