Cmim i reduktuar! Bardha e Temalit Shiko më të madhe

Bardha e Temalit

Pashko Vasa REK0018

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Bardha e Temalit” është një roman dashurie, por njëherësh është edhe një pasqyrë e shoqërisë shqiptare të shekullit të kaluar, më mirë të themi e një pjese të kësaj shoqërie, e Shqipërisë Verior. Te “Bardha e Temalit”, ashtu si në shumë vepra të tjera, dashuria e vërtetë, është e dënuar që në fillim të përfundojë me tragjedi.

 

Më shumë detaje

864 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928125446

450 Lekë

-10%

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Dy protagonistët, Bardha e Aradi, janë dy qenie me të gjitha virtytet, por të pafat. Ata bien në dashuri, pësojnë vuajtjet më të tmerrshme të këtij pasioni. Autori e shpreh haptas botëkuptimin e tij idealist për dashurinë, sepse, siç thotë, “dashuria ideale lind e ushqehet me ëndërrime e me shpresë, ajo magjeps njeriun duke e bërë të vuajë, e bën jetojë duke ia sjellë vdekjen, fisnikëron shpirtin duke pastruar zemrën”.

Nëpërmjet Bardhës, autori është përpjekur ta pasqyrojë fatin e gruas shqiptare në përgjithësi, ai vë në pah qëndrimin e vrazhdë të burrit ndaj gruas, për të cilin ajo është jo shoqe e jetës, por mjet për t´i shtuar familjen, për të siguruar trashëgimtarë pas vetes, për të mos u fikur vatra familjare. Autori në këtë vepër bën një panoramë të shoqërisë shqiptare me të gjitha të mirat dhe të këqijat e saj.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe216
ISBN9789928125446
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik