Jeta e fshehtë e Salvador Dalisë e treguar nga ai vetë Shiko më të madhe

Jeta e fshehte e Salvador Dalise e treguar nga ai vete - Hard Cover

Salvador Dali BO0006

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo autobiografi e hershme, që zgjat deri në fund të tridhjetave, është aq e paparashikueshme dhe provokuese, sa dhe arti i tij. Vetëportretizimi shumëngjyrësh fillon me rikoleksionimet e tij të hershme dhe mbaron në kulmin e suksesit të tij të hershëm.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9928-433-95-4

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mbi librin:


Piktori, stilisti dhe regjisori Salvador Dalí (1904 – 1989) ishte një nga figurat më interesante dhe më provokuese në artin e shekullit të njëzetë. Një pionier i surrealizmit, ai është admiruar dhe sulmuar për imagjinatën e subkoshiencës që projektoi në pikturën e tij, së cilës disa herë i referohej si “fotografi ëndrre e pikturuar me dorë”.
Kjo autobiografi e hershme, që zgjat deri në fund të tridhjetave, është aq e paparashikueshme dhe provokuese, sa dhe arti i tij. Vetëportretizimi shumëngjyrësh fillon me rikoleksionimet e tij të hershme dhe mbaron në kulmin e suksesit të tij të hershëm.
Titujt dhe nëntitujt provokues të kapitujve, si: “Kujtime brenda barkut të nënës”, “Përvetësimi i lavdisë”, “Përjashtimi i përhershëm nga Akademia e Arteve të Bukura”, “Dendizmi dhe burgu”, “Mua më përzënë nga shtëpia”, “Pjesmarrja në revolucionin surrealist dhe pozicion im” dhe “Zbulimi i makinës së fotografimit të mendimeve”, thjesht të parapërgatitin për “zbulimet” tërheqëse që pasojnë.
Në libër shfaqen pamje mrekulluese të artistit ambicioz, brilant, kërkues, i cili dizenjoi ambientet e teatrit, pjesën e brendshme të dyqaneve dhe bizhuteritë po aq thjesht sa ç’bëri filmat dhe pikturat surrealiste.
Kjo është arsyeja që mund të formojë dhe të krijojë me teknikën më virtuale, nga njëra anë, imazhet e qeta dhe të bukura rafaeliane dhe, nga ana tjetër, pamje të frikshme të orëve të buta, të djegies së gjirafave dhe trupave të vdekur të mbuluar, fluturues.
Kushdo që është i interesuar për artin e shekullit të njëzetë dhe për një nga figurat më karizmatike dhe më të talentuara të këtij shekulli, duhet të lexojë patjetër “Jetën e fshehtë e Salvador Dalisë”.
Salvador Dalí është një nga origjinalët më të mëdhenj të shekullit XX. Tablotë e tij gjeniale janë të njohura, madje, edhe për ata që nuk shfaqin ndonjë interesim të veçantë për artin pamor.
Ndërsa zbulimet tronditëse lidhur me jetën e tij, si dhe arsyetimet e holla ironike për njerëzit e sendet, i japin mundësi lexuesi që, me sytë e mjeshtrit të madh të të parit të botës, ta shikojë botën që e rrethon ndryshe nga ç’është pranuar nga të gjithë.

Të dhëna

Faqe320
ISBN9928-433-95-4
Titulli origjinalOnufri
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim