Simone de Beauvoir BO0004
Libër i ri
Nëpërmjet dhimbjes që sjell humbja, autorja reagon me humanizëm ndaj vdekjes të së ëmës duke ndërtuar një filozofi të sajën mbi vdekjen. Një filozofi që mbështetet në arsyetime të forta racionale, në thellësi ndjenjash dhe tek shpirti i lirë
199 Artikuj
Shtëpia Botuese | Onufri | |
ISBN | 9928-433-93-0 | |
Tek “Një vdekje shumë e ëmbël”, Simone de Beauvoir, përmes një këndvështrimi psikanalitik, ndan me lexuesin vetanalizën e qenies së saj. Duke këqyrur thellë marrëdhënien e vet me nënën, ajo flet për ndikimin që kjo ka pasur në zhvillimin dhe formimin e vajzës-gruas-intelektuales që ngriti krye kundër përulësisë të së ëmës, kundër gruas që jetën ua kishte kushtuar kryesisht të tjerëve, gruas që nuk kishte ndërtuar një vete, gruas së cilës ndikimi i skemave, normave, standardeve dhe pritshmërive të kohës i diktoi marrëdhëniet me të bijat, gruas që, pavarësisht dashurisë për to, thyerja e rregullave nga e bija e madhe e vendos në pole të ndryshme. Me gjithë rebelimet kundër së ëmës, autorja pranon me shumë mençuri rolin e nënës në hedhjen e rrënjëve të personalitetit të saj.
Hendeku mes nënës dhe së bijës, i krijuar që në rininë e hershme, i përqaset një rryme të re psikanalize, në të cilën theksi vihet tek marrëdhënia nënë-vajzë dhe tek ndikimi i pa- shmangshëm i kësaj marrëdhënieje në personalitetin dhe në formimin e gruas së ardhshme. Kjo rrymë e re psikanalize duket sikur e zhvesh tërësisht figurën e babait nga mëkatet e rritjes së vajzave. Në këtë libër, autorja, me vetëdije ose jo, kumton se marrëdhënia me nënën është më e rëndësishme se ajo me babanë. Kjo shfaqet tejet e lexueshme në gjendjet e saj emocionale: vdekja e të atit e kishte tronditur, por emocionet patën qenë brenda kufijve të kontrollit të saj, ndonëse e kishte dashur dhe adhuruar të atin për llojin e vet. Kurse vdekja e së ëmës e përplas në hone të panjohura dhimbjesh.
Gjithsesi, marrëdhëniet mes fëmijëve dhe prindërve nuk varen nga sasia e dashurisë, por nga mënyra sesi ajo jepet dhe nga ndikimi i saj në formimin e fëmijëve. Simone de Beauvoir, midis rreshtave, ndoshta edhe pa zë, e falënderon të ëmën për rolin e jashtëzakonshëm (edhe pse ndonjëherë të paqëllimshëm) që ka luajtur në formimin e saj.
Nëpërmjet dhimbjes që sjell humbja, autorja reagon me humanizëm ndaj vdekjes të së ëmës duke ndërtuar një filozofi të sajën mbi vdekjen. Një filozofi që mbështetet në arsyetime të forta racionale, në thellësi ndjenjash dhe tek shpirti i lirë.
Arti, filozofia dhe thellësia e mendimit të Simone de Beauvoir-it tek “Një vdekje shumë e ëmbël” vijnë krejt natyrshëm në shqipe. Të krijohet përshtypja se autorja e ka shkruar veprën e saj origjinale në gjuhën shqipe dhe kjo ndodh falë mjeshtërisë së përkthyesit Edmond Tupja.
Anila Sulstarova
Psikologe
Lloji i botimit | Hard Copy |
Faqe | 120 |
ISBN | 9928-433-93-0 |
Titulli origjinal | Onufri |
V. Bot | 2016 |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 18 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | Ribotim |
Krahina e Gollobordës (Kalabardhës) është e njësuar me Dibrën që në lashtësi, kur banohej nga fisi ilir i penestëve. Në mesjetë feudalët arbërorë dhe ngjarjet historike, për këtë krahinë, kanë qenë të njëjta me Dibrën e epërme. Sot, kur shkruajmë për historinë, duhet të paraqesim saktë të kaluarën, në mënyrë që në të ardhmen të mos fshihet nga kujtesa,...
Me një penë mjeshtërore dhe me detaje nga më fantastiket, Mira Meksi ka ndërtuar prototipin e Diktatorit të Luftës së Ftohtë dhe Vetminë e tmerrshme të pushtetit absolut. Satira, ironia e thellë, thrilleri, suspensi policesk dhe rrëfimi magjik kanë mbrujtur lëndën e mrekullueshme të këtij romani me dramacitet të lartë.
Lufta e dytë sapo ka përfunduar dhe komunizmi është instaluar me shpejtësi.Në kupolën e lartë qeverisëse kanë filluar vrasjet e para.Luan Gjika protagonist kryesor i romanit e gjen veten në zgrip të ekzistencës. I detyruar të braktisë atdheun,ai vendoset ne SHBA, si agjent i rekrutuar nga shërbimi secret rus. Detyra e tij është përfshirja në grupin e...
Një shikim dhe trajtim teorikisht kompleks nga pikëpamja sociale, demografike, urbane, kulturore është tërë lënda e gjërë e librit “Qyteti dhe patologjitë e jetës urbane”. Zgjerimi qyteteve, “shqyerja” e këmishës urbane, problemet e bashkëjetesës, të heterofobisë urbane, komunikimit qytetar dhe ndërtimit të komuniteteve qytetare, janë disa nga...
Romani “I rrëmbyeri” i vlerësuar nga Henry James si romani më i mirë i Robert Louis Stevenson-it. I këndshëm në lexim, romantik dhe i mbushur me rreziqe, “I rrëmbyeri” është një roman klasik i aventurës së lartë së Robert Louis Stevenson-it. I dashur nga gjeneratat, është saga e David Balforit, një trashëgimtar i ri, që xhaxhai i babëzitur e përjashtoi e...
Veper e autorit malazez Mark Milani (1833 - 1901) i cili ka pershkruar karakterin dhe zakonet e jetes se malesoreve shqiptare ne fundin e shekullit XIX. Edhe pse ai ka luftuar kunder malesoreve shqiptare, ai perseri eshte realist ne pershkrimet e tij.
Janë dyzet poezi të shkruara me sqimën e një poeti. Emigranti, shtegtar i përjetshëm, midis brigjesh dhe ndarjesh, të cilit poezia i doli si ulërimë e shpirtit. Megjithatë vargjet e tij nuk janë rebele edhe pse ka jetuar midis sfidash.
Udhëtimi është dhurata më e bukur që mund t’i bësh vetes. Të justifikohesh se nuk udhëton dot sepse nuk ke para, nuk vlen; ky libër e dëshmon një gjë të tillë më së miri dhe të fton që të dalësh nga rutina e përditshme dhe të njohësh botën
"Gjenço Demetre Naçi na sjell një rrëfim të rrallë për Mbretin Zog në mërgim. Është i rrallë sepse është autentik dhe vjen nga një njeri që i ka përjetuar ngjarjet vetë, i pandikuar nga persona të dytë ose të tretë. Kujtimet gjithnjë kanë një dozë subjektivizmi, por libri i Gjenço Naçit përmban një vlerë të shtuar që nuk e kanë të tjerët: Autori i gjykon...
Ky roman, i kushtuar Manet, dëshmon shijen e Zolasë për personazhet e mallkuar, situatat e panikut... Me një stil që evokon Renoir dhe Degas, bie "perdja" e romanit ngadalë-ngadalë mbi tragjedinë e dy të rinjve …
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Në këtë botim shumë simpatik, Louise L. Hay na sjell një përmbledhje me ese të zgjedhura nga miqtë e saj – ligjërues, seminaristë dhe këshillues me emër në sferën e motivimit dhe vetëndihmesës.
Një koleksion fantastik i letrave që Louise L. Hay ka pranuar nga njerëz të ndryshëm nga i gjithë globi dhe që u është përgjigjur përgjatë viteve. Letrat shprehin shqetësime dhe brenga të lexuesve nga shumë fusha të jetës. Pothuajse të gjithë ata që i kanë shkruar ishin në kërkim të një ndryshimi në jetë.
The third book in the latest series from international bestselling author, Rick Riordan
Mos harroni, që trupi jonë ka një ligj universal që askush sot nuk ia ka dalë ta mundë. Është Ligji i Karmës, i cili në literatura fetare përshkruhet si ‘ç’do mbjellësh, do korrësh’. Ujiteni trupin me fruta dhe perime apo me produkte të natyrës dhe rezultati juaj, do të jetë burim frymëzimi për brezat pasardhës. Ujiteni trupin tuaj me plehëra industrial...
“Kuzhina e bebit”, libër unik për nënat e reja! Ai është i vetmi libër shqip i këtij lloji. Nënat e reja ballafaqohen me shumë pikëpyetje që kur sjellin në jetë fëmijën, por kur bebushi mbushë 6 muaj fillojnë problemet se çka duhet të hajë fëmija. Por, duke pasur në dorë librin “Kuzhina e bebit”, kjo dilemë do t’ju hiqet.
Monologu poetik dhe dramatik “Apokalipsi i Kasandrës”, me nëntitull dytësor “Lajm lindës”, që i prezantohet lexuesit shqiptar, rijetëson mitin e njohur të Kasandrës, Bijës së Priamit dhe Hekubës, e cila njihet në lashtësi për dhuntitë e saj profetike.
Over 1 million copies sold in the UK. The classic novel of a post-literate future, 'Fahrenheit 451' stands alongside Orwell's '1984' and Huxley's 'Brave New World' as a prophetic account of Western civilization's enslavement by the media, drugs and conformity.
Ky libër përmbanë kapituj bazik në rrugën e realizimit të një filmi. Studimet e gjata në procesin e bërjes së filmit, duke u ndaluar në të gjitha etapat e tij, që nga ideja, historia, editimi, teknologjia dhe përfshirja e ekspertëve në realizimin e tij. Një pergatitje nga Valmir Tertini, që u adresohet jo vetem studenteve të akademisë se arteve por edhe...
Libri paraqet një personazh kryesor të mbytur nga pikëpyetjet ekzistencialiste, që përpiqet të zbulojë kush është dhe ç'vend zë në këtë botë. Beauvoir-i shkruan në mënyrë fort shprehëse mbi natyrën njerëzore duke vënë gishtin në plagë falë përkujtimit të ndjenjave dhe mendimeve që mundohemi gjithmonë t'i varrosim thellë brenda vetes.
Në krijimtarinë e pasur të Simone de Beauvoir pa dyshim vendin e parë e zë "Seksi i dytë'', vepër madhore, tashmë e famshme në të gjithë botën, frymëzuese e referencë e lëvizjes feministe botërore.
Shkrimtarja Simone de Beauvoir në veprën e saj i mëshon në mënyrë të vazhdueshme kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Në krijimtarinë e saj të pasur, e cila përfshin gjini të ndryshme, si romane, ese, vepra autobiografike e teatrale, mund të thuhet pa dyshim se vendin e parë e zë Seksi i dytë, vepër madhore, tashmë e...