“Shkenca e pasurimit” është libër pragmatik, prej të cilit mësohen ligje e koncepte bazë për të gjithë njerëzit që e kanë dëshirë a nevojë pasurimin. Ky libër bazohet mbi Ligjin e Tërheqjes, i cili tashmë është përvetësuar nga miliona njerëz në SHBA dhe Europë. Teksti vlen për ata që duan jetë më të mirë dhe bazohet te filozofia e Mendimit të ri Amerikan....
Gruaja e Pilotit është një bestseller ndërkombëtar që e ka ngjitur Anita Shreve në majat e letërsisë bashkëkohore amerikane. Aspekti psikologjik i humbjes së njeriut të dashur dhe rindërtimi i jetës pas një fatkeqësie të tillë, hulumtohet thellë në përpjekje për tiu përgjigjur pyetjes: sa mirë mund të arrijmë ta njohim dikë? Gruaja e Pilotit është një...
Në këtë libër përmblidhen leksionet rreth teorive kryesore të shekullit të XX, duke filluar nga teoria e relativitetit e Albert Ajnshtajnit që tronditi botën asokohe dhe deri tek çështjet e hapura që kanë të bëjnë me arkitekturën e kozmosit, grimcat elementare, gravitetin kuantik, natyrën e kohës dhe të mendjes.”
“Pape Satàn, pape Satàn aleppe”, thoshte Dante në Ferri (VII,1), mes çmerisë, dhimbjes, mllefit, kanosjes dhe ndoshta ironisë. Krizë e ideologjive, krizë e partive, individualizëm i shfrenuar. Ky është mjedisi, mjaft i njohur, ku lëvizim: një shoqëri e lëngshme, ku jo gjithnjë është e lehtë të gjesh një yll polar (edhe pse fare lehtë mund të gjesh yje dhe...
Ky libër do të vërë në provë zgjuarsinë dhe mendjemprehtësinë tënde! Provo aftësitë e tua hetuese përmes lojërave argëtuese logjik, inteligjente, vëzhguese dhe bëhu një dedektiv i vërtetë. Ti mund ta gjesh nëse je përgjigjur saktë, falë lapsit tënd elektronik.
Një libër me fotografi të mrekullueshme për një magjistare simpatike dhe argëtuese për tu lexuar me zë të lartë në Halloween.
"Ditë paqe e ditë lufte në Enkelinë e mbret Bardhylit" dhe "Nga Dyrakiona në Bardhonë" flasin për ngjarje që zhvillohen në lashtësi në një cep të Ilirisë së Poshtme. Ky "cep" është Shqipëria jonë e sotme, që bënte pjesë qëmoti në botën e madhe ilire, të zhgalitur dhe të coptuar gjatë shekujve në luftrat e rrepta kundër pushtonjësve romakë dhe më tej...
Aforizmat e Dritëro Agollit përbëjnë një libër me modele të stërlashtë sa gjithë historia e mendimit njerëzor, po aq sa dhe me origjinalitetin e një shekulli të ri. Nuk është aspak e vështirë t’ua gjesh vendin dhe pozicionin aforizmave të këtij libri në strukturën tërësore të veprës së Dritëro Agollit. Lexuesit menjëherë do t’i vijnë në mendje esetë dhe...
Kjo vepër është një rrugëtim vëzhgimesh dhe refleksionesh në një realitet që i fsheh virtytet, dashurinë dhe historinë e individit dhe shoqërisë; është një kërkim drejt të vërtetash të mëdha te jetët e thjeshta dhe shpirtërat e ndjeshëm në një mjedis që bjerr përditë vlerat. Përmes mini-fiksionit, autorja iu ka veshur ndjesi gjërave të zakonshme,...
Anna Premoli është konsideruar si mbretëresha e romancës në ditët tona. Suksesi i saj i ka tejkuar me kohë kufijtë e Italisë dhe sot është një ndër autoret më të lexuara në zhanrin e romancës edhe në Shqipëri. Prandaj, kemi përzgjedhur setin me dy prej romaneve më të fundit që kanë ardhur për lexuesit tanë.
Doli në qarkullim vëllimi i II i librit “Gruaja me të bardha” një nga romanet më të njohura në mbarë botën. Romani në fjalë është cilësuar edhe si “Trillimi ndjesive” i njohur për përmbajtje elektrizuese, plot suspense dhe të frikshme ndërthurur me intriga, xhelozi, vrasje, tradhëti dhe të tjera. Tema të nxehta edhe në ditët e sotme dhe kjo ndoshta...
Katina Vlahu... rrëfen thjesht dhe me delikatesë, e njeh antikitetin dhe ka aq fantazi, saqë duket sikur rrënojat ribëhen... personazhet sikur dalin nga relievet e mermerta dhe statujat ngjallen.
Nje histori dritheruese..një rrëfim i vërtetë, që filloi në Gjakovë dhe mbaroi në Shqipëri. Në qendër të tij është Vitoria, e cila, përgjatë jetës së saj 103-vjeçare, vuajti aq shumë, sa gjithkush do ta kishte të vështirë ta besonte.
Benedeta Parodi ka përmbledhur në një libër recetat më të mira të emisionit të saj të kuzhinës, dhe ua ka kushtuar të gjitha atyre grave (por edhe burrave), që megjithëse të zëna me punë deri në fyt dhe shpesh me shumë pak kohë të lirë, nuk duan të humbasin kënaqësitë e tryezës dhe ti ndajnë ato me të tjerët. 243 receta të thjeshta dhe të shpejta, për të...
Libri "Gra të përgjithshme" është një udhëtim përmes historish në jetën e "femrave të fshehura të qyteteve". Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane pati një koncept tjetër mbi kënaqësinë seksuale. Lamtumirë ide të Solonit mbi barazinë e të gjithëve në të bërit seks! Lamtumirë seks demokratik! Në Perandorinë Osmane seksi i lirë ishte vetëm monopol i të...
E rritur në Kuvendin e Kastros, Helena i përket një familjeje të fuqishme të rrethinave të Romës. Ndërsa Zhyli është bir brigandi; dhe i varfër mes të varfërve. Midis tyre, në Italinë e shekullit XVI lidhet një dashuri si ato që di t'i ndërtojë vetëm Stendali, aq e pakufishme sa edhe e pamundshme.
Një djalë që mund të fluturojë dhe që nuk mund të rritet, Piter Pan i kalon aventurat e tij në një ishull të vogël së bashku me grupin e tij të djemve të humbur, sirenat, zanat, piratët dhe ndonjëherë edhe me fëmijë të zakonshëm nga bota tjetër, larg ishullit...
Një set me tre libra per 2 Vjetorin për të gjithë vogëlushët. Seti përmban përrallëza të shkurtra e të përzgjedhura me shumë kujdes për ta. Ka figura shumëngjyrëshe e ilustrime që tërheqin vëmendjen e vogëlushëve. Një përmbledhje e veçantë përrallëzash të shkruara enkas për vogëlushët 2 vjeç.
Herën e fundit që folëm për heroin tonë, ai kishte ngecur mbi picën gjigante, pasi ishte rrëzuar orët e vona nga tubot e shkollës "South Ridge", i rrethuar nga tre kriminelë të pamëshirshëm! A do të copëtohet vallë Maksi copë e çikë si djathi mocarela mbi picën e fortë? A do ta hanë hajdutët e uritur picën me Maksin e ulur në të? A do të arrijë vallë...
Aventurat e Alicës vazhdojnë. Në ditarin e saj vijnë rrëfime për përplasjet në shkollë, sherret e Astrid Vermylë, e cila është shpallur në kërkim nga policia pas një sherri që ka bërë në kufirin amerikan dhe momentet nga Dita e Halluinit. Edhe ky numër shoqërohet me vizatimet fantastike të Christinë Battuz
Në këtë libër gjeni 600 receta të shpejta që përgatiten në 10-30 minuta.
Të shëtitësh në pyll është shumë argëtuese! Mirëpo gjatë shëtitjes Kroketa gëlltit një copë sfungjeri dhe nga shëtitje kthehet në ekspeditë. Kur kthehen në shtëpi, Lola dhe Tomi duhet të lajnë Kroketën e zhytur në baltë, kjo është një tjetër aventurë. Më e keqja është se jëtë herë Kroketa sëmuret keq. Atë natë në familjen e Lolës gjendja ishte si luftë....
Pas librit Mortina, që pati një sukses ndërkombëtar dhe u përkthye menjëherë në 23 gjuhë, aventura e re e vajzës zombi do t’ju bëjë të shkriheni gazit.
Argëtohuni duke lexuar këto rrëfenja të vogla magjike që vogëlushët të jenë më të lumtur dhe të flenë më ëndrra të bukura. Lexojuni fëmijëve tuaj përrallat klasike të famshme dhe futini ata në botën magjike të përrallave dhe princeshave.
Argëtohuni duke lexuar këto rrëfenja të vogla magjike që vogëlushët të jenë më të lumtur dhe të flenë më ëndrra të bukura. Lexojini fëmijëve tuaj fabulat e famshme të Ezopit, të cilat vijnë tek ju në një përmbledhje fantastike.
Lexuesit, por edhe studiuesit tashma kanë mundësi të njihen me ketë përpunim të Kanunit të Lekë Dukagjinit për ta lexue, por edhe për të ba krahasimet me botimin anastatik të kanunit të vitit 1933. Kanuni, botimi i dytë ashi i pajisun me nji aparat kritik, tue ndjekë metodën filologjike bashkëkohore. Edhe Kanuni i vitit 1933 gjendet pranë Botimeve...
Jeta e Xhovani Falkones e rrëfyer nga një baba te një fëmijë. "Njerëzit ikin, idetë mbeten dhe vazhdojnë të ecin me këmbët e njeëzve të tjerë''. Xhovani Falkone
Bashkohu me Andin dhe me Terin në shtëpinë e tyre që tashmë ka 26 kate, 13 prej të cilave janë të reja fringo ku kanë dhe një psotë për gara makinash, një pistë rrëshqitëse me patina, një arenë luftimi me baltë, një dhomë antigraviteti, një dyqan akulloresh me 78 shije të ndryshme të cilat shërbehen nga një robot i quajtur Eduard Duarkupa dhe Labirintin e...
Këtu gjeni të mbledhura së bashku temat kryesore të dijes, për të kuptuar gjithçka për botën rreth nesh!
“Bota në vitin 2019”, për të tetin vit vjen në gjuhën shqipe nga UNIpress me të drejta ekskluzive nga The Economist, Londër. Tek kjo revistë do të mund të lexoni mbi zhvillimet më të fundit në botë, ku gjendet edhe një seksion mbi “Shqipërinë” , me analiza, opinione vijnë nga autorë te shquar shqiptar për zhvillimet gjatë vitit 2019. Smart people, smart...
Ky botim do tú japë përgjigje shumë pyetjeve që mund të kenë fëmijët për kafshët gjigande që dikur popullonin planetin tonë. Një botim fantastik, me imazhe dhe me të dhënat më të fundit të shkencës, tashmë vjen edhe në shqip për të pasuruar dijet e vogëlushëve tanë.....