Gruaja e pilotit Shiko më të madhe

Gruaja e pilotit

Anita Shreve BOG0057

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Gruaja e Pilotit është një bestseller ndërkombëtar që e ka ngjitur Anita Shreve në majat e letërsisë bashkëkohore amerikane. Aspekti psikologjik i humbjes së njeriut të dashur dhe rindërtimi i jetës pas një fatkeqësie të tillë, hulumtohet thellë në përpjekje për tiu përgjigjur pyetjes: sa mirë mund të arrijmë ta njohim dikë? Gruaja e Pilotit është një Libra mjaft interesant, i cili është përzgjedhur për diskutim e promovim nga Oprah Winfrey në Klubin e Librit të Oprah Winfrey.

Më shumë detaje

499 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928061133

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mbi librin Jeta e Ketrinë Lajënsit kishte qenë e qetë dhe e kënaqshme. Duke qenë gruaja e një piloti, ajo ishte mësuar me periudhat e largësisë të të shoqit, por jo me atë çfarë do i duhet të përballet krejt pandehur kur dëgjon një të trokitur në derë në tre të mëngjesit. Kur Ketrina, krejt papritur mëson se avioni i drejtuar nga i shoqi, ka shpërthyer pranë brigjeve të Irlandës, përballet me fakte të pabesueshme njëra pas tjetrës. E përfshirë në një vorbull të madhe publiciteti që nxitet nga thashethemet se i shoqi, Xheku ka pasur një jetë të fshehtë dhe duke luftuar me dhimbjen, Ketrina niset të mësojë kush ishte në të vërtetë ai, pa marrë parasysh koston. Kërkimi i saj do ta çojë drejt fakteve shokuese duke dyshuar në të vërtetën rreth martesës së tyre, por edhe në kufijtë e aftësisë së saj për t'u përballur me të. Misteri që vë në lëvizje këtë roman tërë ankth e pasion të vendos përballë pyetjeve serioze: deri ku jemi në gjendje ne t'i njohim personat që na rrethojnë, veçanërisht ata që i kemi më të dashurit, sidomos ata me të cilët ndajmë jetën? Fragment nga libri Doli nga rruga kryesore, sipas udhëzimeve që i kishin dhënë dhe eci drejt pikës më veriperëndimore të Irlandës. Çuditërisht aty rruga ishte edhe më e ngushtë, pothuaj aq sa rrugica e makinave përpara shtëpisë së saj. Po si kishte mundësi që nuk i kishte shkuar asnjëherë mendja tek ndonjë lidhje e mundshme, pyeste veten. Si kishte mundësi që një grua të jetonte me një burrë për kaq gjatë e të mos dyshonte kurrë? Më e pakta, dukej si një akt madhështor naiviteti, prirje për të harruar. Por mendoi që e dinte përgjigjen edhe pa e bërë fare pyetjen: Një tradhtar i përkushtuar nuk shkakton fare dyshim, kuptoi, pasi me të vërtetë që nuk do që të zbulohet. Ketrinës as që i kishte shkuar ndonjëherë mendja të dyshonte, pasi nuk kishte ndjerë kurrë ndonjë gjurmë të një gruaje tjetër, nuk kishte gjetur kurrë ndonjë njollë buzëkuqi në këmishat e tij. Edhe në aspektin seksual nuk i kishte shkuar mendja kurrë. Kishte menduar se rënia e nivelit të seksit që kishin përjetuar ishte thjesht rrjedha normale e ngjarjeve për një çift që kishin një dekadë të martuar. Komente mbi librin "Anita Shreve ka përdorur një subjekt njerëzor duke e shndërruar në një roman emocionalisht të jashtëzakonshëm." Los Angeles Times Sunday Book Review "I detyrueshëm për t'u lexuar... Të krijosh personazhe tërheqës, por edhe subjekt mbresëlënës nuk është e thjeshtë, por Shrive arrin ta bëjë me mjeshtëri këtë." Orlando Sentinel "Kërkimi emocional i Ketrinës paraqitet me emocion. Shrive na çon me ankth tek rrjedha e ngjarjeve duke zbuluar me kujdes një marrëdhënie tronditëe." San Diego Union Tribune

Të dhëna

Faqe352
ISBN9789928061133
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEliona Balilaj