Gatuaj e shijo Shiko më të madhe

Gatuaj e shijo

Benedetta Parodi BDI0303

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Benedeta Parodi ka përmbledhur në një libër recetat më të mira të emisionit të saj të kuzhinës, dhe ua ka kushtuar të gjitha atyre grave (por edhe burrave), që megjithëse të zëna me punë deri në fyt dhe shpesh me shumë pak kohë të lirë, nuk duan të humbasin kënaqësitë e tryezës dhe ti ndajnë ato me të tjerët. 243 receta të thjeshta dhe të shpejta, për të gjitha shijet, të ndara në tri rubrika, sipas rasteve: NË FAMILJE/ PËR MIQTË/ DARKË ROMANTIKE KOKË MË KOKË

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928103178

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Receta për të gjithë, të shëndetshme dhe ekonomike, me kujdes ndaj shëndetit dhe ndaj parave që duhen shpenzuar. Të gatuash nuk do të thotë vetëm të përgatisësh pjata të shijshme, por edhe të jesh e zonja të gjesh gjithmonë menynë më të përshtatshme për rastin a ngjarjen dhe sidomos të përshtatshme për kuletën! Ky libër flet për jetën, me dashurinë e atij që çdo ditë futet në kuzhinë dhe nis nga punët më pak fisnike: qëron patate, qepë... Ky është sekreti i librit Cotto e mangiatto që prej shumë kohësh qëndron në klasifikimin e librave më të shitur në Itali. I shkruar nga Benedeta Parodi, (motër e një gazetareje tjetër të njohur, Kristina Parodi), gazetare eksperte e Studio aperto që me ankth pëshpërit për librin e saj të parë: kanë arritur të shiten 600 mijë kopje, e mrekullueshme. Një numër që e çon këtë lloj libri përkrah bestesellerve të tipit Dan Brown dhe Ken Follett. Një fenomen i tillë nuk ishte parë kurrë,- shprehet botuesi i saj në Itali.

Të dhëna

Faqe256
ISBN9789928103178
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë