Gra te pergjithshme Shiko më të madhe

Gra te pergjithshme

BDI0305

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Libri "Gra të përgjithshme" është një udhëtim përmes historish në jetën e "femrave të fshehura të qyteteve". Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane pati një koncept tjetër mbi kënaqësinë seksuale. Lamtumirë ide të Solonit mbi barazinë e të gjithëve në të bërit seks! Lamtumirë seks demokratik! Në Perandorinë Osmane seksi i lirë ishte vetëm monopol i të pasurve.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928103888

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Libri është mbështetur në literaturën e paktë historike që ekziston në shqip dhe, sidomos, në dokumentet e gërmuara në Arkivin Qendror të Shtetit. Ligje dhe rregullore, raporte policësh, spiunësh gjithfarësh, ankesa kryepleqsh, kallëzime të anonimëve përgjimtarë e ziliqarë, histori çengish të lodhura, fate grash të huaja që zhduken po aq befas sa kanë ardhur, zullume të dehurish, që ngatërronin portën e shtëpisë publike të gjitha këto përbëjnë thelbin e këtij libri, i cili ndokujt, dhe ndoshta me të drejtë, mund ti duket disi i pazakontë. Një nga telashet e këtij libri ka qenë gjuha e përdorur në korrespondencën zyrtare të kohës dhe terminologjia shumë e larmishme. Kurvë, grua e përgjithshme, prostitutë, çengie, grua qejfi, grua e përdalë, bordello, kuplara, prostitucion, burdelizëm, shtëpi e përgjithshme, shtëpi publike, drejtori, pronari, i zoti i shtëpisë publike, burdeltari, të gjithë këta terma ndeshen paralelisht thuajse në të njëjtën periudhë. Ndonëse sot ndonjë prej tyre mund të ketë ngjyrim të theksuar keqësues, ne i kemi lënë ashtu si janë përdorur asokohe, duke menduar se kështu e afrojmë më mirë këtë periudhë te lexuesi.

Të dhëna

Faqe168
ISBN9789928103888
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë