Nasho Jorgaqi BAO0561
Libër i ri
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | ALBAS | |
| ISBN | 978-99943-606-5-5 | |
Faik Konica është ndër të paktët, ndoshta rasti unik në historinë e letërsisë dhe kulturës shqiptare, që megjithëse fizikisht e ka mbyllur tanime jetën e vet, vepra i qëndron e hapur.
Edhe pse nisi të botojë plot njëqind vjet më parë (1895), prapë nuk është arritur të vëhet një bilanc i plotë e i saktë i trashëgimisë së tij.
Është fakt i njohur se ai shkroi e botoi për disa dekada, në disa gjuhë e në disa vende, në shekullin e kaluar e në shekullin tonë.
Para kësaj panorame të gjerë e tepër të larmishme studiuesit e tij gjithnjë janë gjendur përpara enigmash dhe befasish nga më të çuditshmet.
Kjo i ka bërë ata të vihen në rolin e dyfishtë, të arkeologut dhe të paleontologut; nga një anë të hetojnë e të hulumtojnë, të gërmojnë e të zbulojnë, dhe, nga ana tjetër, të rindërtojnë vepra dhe të përfitojnë lidhje brenda rrjedhave të veprimtarisë së tij.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 180 |
| ISBN | 978-99943-606-5-5 |
| Viti i Botimit | 2005 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Libri është një buqetë kujtimesh, shkruar e treguar nga bashkëkohësit e tij dhe e mbledhur prej vitesh nga shkrimtari dhe studiuesi Nasho Jorgaqi.
Në këtë vepër janë përmbledhur të gjithë autorët shqiptarë që kanë shkruar për estetikën, që nga De Rada, Konica, Fishta, Koliqi dhe deri në ditët tona. Ky tekst iu shërben të gjithë studentëve të letërsisë, arteve, por edhe të pasionuarve pas estetikës
Nasho Jorgaqi paraqitet para lexuesit me një përmbledhje studimesh të përzgjedhura.
Në librin e tij dy-vëllimesh, Jeta e Fan S. Nolit. Prof. Nasho Jorgaqi i jep lexuesit të dhëna gati të panumërta, për të gjitha fazat e jetës së gjatë të Nolit, që nga lindja në Ibrik-Tepe, afër Stambollit, e deri te dita që mbylli sytë në Florida, USA. punë kjo që mund të bëhej vetëm nga një shkrimtar, që e shihte përpilimin e biografisë së Nolit si një...