Libri “Medical Medium” paraqet një metodë avangarde e shërimit nga autori Anthony William. Zbulo çfarë fshihet pas çdo sëmundjeje dhe shëro mendjen dhe trupin
Si të dalësh nga betejat rreth veshjeve, rregullit, grindjeve para se të nisen për në shkollë apo para gjumit? Prindërit kanë prirjen që t’i interpretojnë sjelljet e tepruara ose të bezdisshme të të vegjëlve si manifestime kundërshtimi, të një vullneti të keq, paturpësie. Të tjerë fajësojnë veten dhe kërkojnë traumën. Po sikur të ketë shkaqe të tjera?
Historia më e madhe e spiunazhit të Luftës së Ftohtë. Ben Macintyre, në librin e tij "Spiuni dhe tradhtari" tregon një histori tradhtie, jetë të dyfishtë dhe guximi të madh që arriti ta ndryshojë kursin e Luftës së Ftohtë përgjithnjë.
Nga botimi i vëllimit të parë të përmbledhjes publicistike “Në udhëkryqet e kohës” në vitin 2007, kanë kaluar dymbëdhjet vjet ku krahas botimit të veprave poetike e në prozë, di dhe të librave historikë, ky vëllim i katërt radhitet në vazhdën e shënimeve që autori ka shkruar në itineraret Paris – Tiranë. Vështirë ti largohej publicistikës, pasi aty është...
Udhëzues për fëmijë: si të tejkalojnë kafshimin e thonjve dhe vese të tjera. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim tërësor për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve për të çliruar veten prej veseve të këqija.
Shqiponjat janë burrat dhe gratë që gjatë 50 viteve ishin mbyllur në kafaz e që u hodhën në Europë në vitet ‘90. Shqiponjat janë 3 milionë qytetarë të rrënuar që e plaçkisin vetë vendin e tyre. Një roman realist e autentik. Katër fate të tmerrshme që dëshmojnë egërsinë dhe vetminë. Si Shqiponjat. Nga i madhi, shumë i madhi Zykë.
Porto Palermo është një kala-burg-objekt turistik buzë detit Jon që ka qenë dëshmitare përgjatë gjithë historisë që nga koha e ndërtimit të saj. Me të janë lidhur histori piratësh, luftërash, momente nga jeta e Ali Pashë Tepelenës deri tek internimet në kohën e komunizmit. Objektet nuk janë thjeshtë shtysa kujtimesh. Pjesë të kësaj historie dhe...
Në ekuilibër të vazhdueshëm, me Adrenalinë dhe Balance, shpaloset një rrëfim me zemër të hapur dhe anekdota, ku edhe frika gjen hapësirë në thellësinë e këtij kampioni të padiskutueshëm, bashkë me ëmbëlsinë dhe brishtësinë, ndjenjat që i shtohen forcës, vendosmërisë dhe kurajës, që e ngritën djaloshin e Rosengorit në majën e botës, nga ku tani na flet për...
Pesha e Dëborës ka fituar çmimin e madh letrar Francë-Kebek të vitit 2017.
Një libër plot humor dhe të papritura!
Tre prej diktatorëve më të njohur të Shekullit të XX, Hitleri, Musolini dhe Stalini vijnë përmes një analize komplekse dhe të dhëna të marra nga burime të shumta arkivore, libra biografikë dhe analiza
Ky libër sendërton një narrativë poetike të ndjesive personale, përsiatje për të gjetur gjuhën e duhur të komunikimit dhe një nevojë e vazhdueshme për t’u rikonfirmuar para vetes dhe botës, - të gjitha ndjesitë e një të riu të fillimshekullit 21 të cilat i gjen edhe në vargjet e Delinda Muçollarit.
Seria e djaloshit Nerd vjen me librin e dyte ne gjuhen shqipe, pergatitur nga shtepia botuese Argeta LMG. I krahasueshem per nga suksesi me bestsellerin nderkombetar, Ditari i Gregut, ky liber po gjen miliona lexues ne mbare boten
Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t'i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe.
Për kë bie këmbana nga Ernest Heminguej u publikua në vitin 1940. Ky roman tregon historinë e Robert Xhordan, një i ri amaerikan i brigadës ndërkombëtare i angazhuar në një njësi guerrile republikane gjatë Luftës Civile Spanjolle.
Ky libër nuk është jehonë mëshire, por ulërimë e thellë për drejtësi. Është një roman, i cili përshkruan jetën e një princeshe, pjesë e familjes mbretërore në Arabinë Saudite; e cila me forcën, vullnetin dhe dëshirën për të ndryshuar realitetin, pati guximin t'i tregojë gjithë botës historinë e saj personale të ndrydhur brenda kangjellave të pallatit...
Nëse do të mësosh se çfarë do të thotë të jesh grua sot në Arabinë Saudite, ky libër ofron botën femrore në të gjitha dimensionet përmes Princesësh Sulltana dhe këndvështrimit të hollë të autores. Jeta e familjes mbretërore, por edhe bota sekrete dhe tejet tronditëse....
Seria bestseller nderkombetar vijon ne shqip me librin e 10-te. Kesaj radhe misioni i Nikit eshte të fshehë 7 këlyshët nga 2 prindërit e saj, nga e gjithë shkolla dhe nga vajza zemërngushtë që është gjithnjë e gatshme për t’u hakmarrë!
Autori, Rexhep Shahu ka rindertuar nje realitet bisede imagjinare me Havzi Nelen, poetin e pushkatuar nga sistemi komunist.
Me një stil të drejtpërdrejtë dhe thellësisht të sinqertë, në distancën e duhur nga një material autobiografik, ende me dhimbje të gjallë, një rrëfim-çlirim, në të cilin Justine Lëvy nuk fsheh asgjë nga vuajtja e saj e brendshme dhe duke qortuar pa mëshirë veten, ngre për kontrast boshllëkun e errët të atij që i qëndronte pranë.
Romancieri, eseisti dhe perkthyesi Roland Gjoza sjell per lexuesit nje botim te plote me ese, te cilat ne thelb jane reflektime mbi leximet, fenomenet kulturore dhe ngjarje te rendesishme, brenda dhe jashte vendit. Theks te vecante Gjoza ka vene mbi vlerat e korpusit kadarean, i cili deshmon fuqi dhe vitalitet edhe perballe kulturave dhe letersive te medha
Ne kete vellim me ese, Roland Gjoza sjell vezhgime dhe analiza mbi personalitete te kultures dhe artit ne Shqiperi, permes nje kendveshtrimi te thelle dhe me vlere ne rolin dhe kontributet e tyre.