I ri Orakulli i Dodones Shiko më të madhe

Orakulli i Dodones

Xhevahir Lleshi A-004455

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928034069

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mungesa e suksesit dihet që të frustron, të ngarkon me mjaft emocione, të jep një “frymëzim” trë malultë dhe të krijon situata të papëlqyera. Askush nuk e do mossuksesin, por ai vjen vetiu, përmes rrugës së sigurt ku shkelin dështimet. Ilaçi shërues për t’i bërë ballë mossuksesit, sidomos atij të përkohshëm, është toleranca frustracionale, e cila kthehet në një aftësi interesante për ta duruar këtë dukuri të jetës, për t’i bërë ballë vështirësisë a fatkeqësisë që na ka gjetur, për ta zgjidhur problemin e vështirë që është i pranishëm e na lidh këmbët, i cili natyrisht kërkon një shqyrtim objektiv, duke i parë shkaqet e vërteta në sy. Të gjitha këto nuk janë aq të thjeshta për t’u bërë. Psikologia sociale Linda Perhof (2007) parashtron ide tejet të guximshme për të dalë nga frustrimi, ankthi e stresi, me anën e tolerancës frustracionale, të cilën e këtillon si një “medikament” vetëshërues të rekullueshëm, duke hedhur dy probleme. E para, njeriu zotëron në mënyrë racionale e të vullnetshme klimën e brendshme të përshtatshme për të vetanalizuar ngjarjen, dukurinë, shqetësimin, mossuksesin, dështimin etj. Kjo klimë krijohet duke ndryshuar përkohësisht mjedisin. Një shëtitje vetëm ose me një koleg a partner/e, një kafe në natyrë, të flasësh për një temë tjetër para kamerës a një mikrofoni, të vizatosh, të shkruash diçka për qejf, të hulumtosh këngët më të bukura, të shohësh një ekspozitë... Numërohen edhe mjaft rrugë të tjera interesante. Janë gjëra fare të thjeshta, të jetës, të cilat njeriu i di, por sigurisht nuk i vlerëson. E dyta rrugë është vendosja e raportit të ri me shkakun e “krizës” që ka ndodhur, d.m.th e shqetësimit, frustrimit, dështimit, ankthit, stresit. Por po nuk krijove dot klimën e brendshme s’mund të gjesh dot shkaqet e vërteta...

Autori

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe310
ISBN9789928034069
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë