Monika Helferi na dhuron një roman të fuqishëm, me një prozë me intensitet të rrallë, që na çon në një botë rurale e të ashpër dhe që rrëfen për barrën që rëndon në historinë e çdo familjeje. Shtëpia e fundit para malit është cilësuar si një rast editorial origjinal në botën gjermane, duke fituar zemrat e të gjithëve: kritikëve, lexuesve dhe librarëve.
Përfytyro të jetosh në një vend, ku gratë nuk mund të dalin nga shtëpia pa qenë të shoqëruara nga një burrë.
Të jesh i vetëdijshëm se sa herë që një autoritet, pushtet, institucion, qeveri, kishë ose religjion përpiqet të të pengojë të lexosh ndonjë gjë të veçantë, një libër ose tekst të veçantë, ai në fakt po tenton të të fshehë diçka. Arsyeja parimisht inteligjente e njeriut s'mund të jetë dot objektive, përkatësisht, nuk do të rritet, nëse do t'i ndalohet...
Nexhmije Muça sjell një tjetër libër me përralla të vlerësuar nga lexuesit e vegjël por edhe nga kritika. Janë 10 përralla nga bota magjike
Pas dy vellimeve me poezi dhe nje drame, autori Enea Ruçi vjen para lexuesit me dy novelat: Diej te larget dhe Mbi dashurine dhe harresen, - nje sprove kjo qe pret vleresimin e lexuesit
Ky është një libër bisedor që iu vjen në ndihmë për çdo situatë në komunikimin me gjuhën hebraike dhe është tejet i thjeshtë dhe praktik në përdorim, me transkriptim fonetik në gjhëns shqipe dhe hebraisht. Fjalori i përditshëm dhe metodologjia e bëjnë këtë botim tejet të vlefshëm edhe në rastin e një vizitori në Izrael
Libri pasqyron dhimbjet përpëlitjet e të mbijeturave gjatë luftës në Kosovë, ku qëllimi kryesor është vëtëdijësimi se çfarë kanë përjetuar gratë gjatë luftës dhe më çfarë përballen ende të mbijetuarit.
Aforizmat që paraqiten në këtë libër janë përzgjedhur nga libri i fundit i Qortiqit, "Mendime të rënda" që është shallur "Libri më i mirë satirik" për vitin 2016.
Po sikur të mund ta ndryshonit jetën tuaj, sikur të kishit fuqinë dhe të bëheshit sundimtari i mbretërisë suaj? Unë mendoj se kjo është e mundur!
Ky libër sjell një tjetër aspekt të luftës së femrës për të arritur ambicjet e saj në jetë: Në një realitet të tillë, në Amerikën e vitit 1893, jeton edhe Flosi Xhejn, e cila bëhet pjesë e “Vajzave të Tifanisë”. Ajo është femra moderne që thyen normat klasike, pasi do të bëjë emër në botën e artit. Lufta për të realizuar vetveten dhe rrahjet e zemrës së...
Rrugëtimi do t’i çojë në një vend që rreh me ritmin e zemrës, të shqiptuar në të gjitha gjuhët e botës. Është Teshima, një ishull i largët në jugperëndim të Japonisë, ku ndodhet Arkivi i Rrahjeve të Zemrës.
“E bukura e të jetuarit dy herë” është një libër për të plagosurit dhe për të mbijetuarit; është kremtim i forcës dhe elasticitetit të grave, një vlerësim dhe një thirrje për të qenë aktiviste. Është një dëshmi që tregon se nuk është kurrë vonë për të ngritur zërin dhe për të folur.
Mos pyet më por plotësoje bibliotekën tënde edhe me këtë libër të Khaled Hosseinit.
Romancë që të mban pezull, - e tillë sepse kjo vepër është klasifikuar si një nga romancat më të bukura të këtij shekulli
Një rrëfim i humbjes dhe i gjetjes së dashurisë, i bindjes dhe i faljes, romani “Jeta sekrete e bletëvë” eksploron plagët e shoqërisë dhe shpalos në kuptimin më të thellë idenë, se në jetë duhet të zgjedhësh atë që vlen.
Bota po kalonte nga një periudhë ku shkenca ishte në fazat fillestare drejt një revolucioni të madh. Këtë moment ka kapur në mënyrë të shkëlqyer Zhyl Verni, në Anglinë e Shekullit të XIX, ku fantazia e tij shkoi për shtat dhe parapriu zbulimet më të mëdha të teknologjisë dhe komunikimit njerëzor.
Trajton botën e fëmijëve dhe të rinjve në kohën e diktaturës komuniste.
Një sagë shqiptare që nis në shekullin XVI dhe vjen deri në ditët tona. Gjithçka e treguar nëpërmjet historisë së një familjeje dhe një fshati.
Piktori i shquar shqiptar Ibrahim Kodra, një nga mjeshtrat e artit figurativ botëror gjatë shekullit të XX vjen përmes një biografie për herë të parë para lexuesit shqiptar. Studiuesi Xhevahir Lleshi ka bërë një botim special me rastin e 100 vjetorit të lindjes ku ndriçon shumë aspekte të panjohura të tij që nga lindja, fëmijëria, aktivitetin e tij brenda...
Shkrime historike, letrare, publicistike
Në këtë botim do të gjeni shkrime të bëra në revista të ndryshme pas viteve '90 nga franceskani i madh shqiptar, At Zef Pllumi. Pena e tij shquhet për stil të rrallë, antikonformizëm dhe urtësi në analizimin e fenomeneve të ndryshme shoqërore në Shqipërinë e tranzicionit
Studiuesi I njohur Sabri Hamiti risjell botimin monografik për At Zef Pllumin të ripunuar. Ai I ka shtuar edhe tre kapituj botimit të parë që bëri në vitin 2013 tek Shtëpia Botuese Albas. Njëherësh është një rishikim I veprave të plota të françeskanit të madh, të cilat janë bërë të njohura për lexuesit gjatë vitit 2018.
Ky studim ka në qendër të tij veprimtarinë politike të emigracionit të ri shqiptar, është fokusuar në vitet 1944-1955. Mergata shqiptare ndonëse e ndarë në parti të ndryshme, u mundua qe të bashkohet në kuadër të Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë që mori rolin e një qeverie në mergim dhe mblodhi rreth saj figurat më të rendesishme të nacionalizmit...
Ky libër mund të përdoret edhe nga nxënësit e klasave të 10 dhe 11 për të sistemuar njohuritë në përgatitje për Maturën Shtetërore. Libri përmban strukturën: informacion mbi njohuritë bazë për matematikën; shembuj të zgjidhur; provo njohuritë; teste model për provimin e maturës
"Libri i emrave të humbur" nga Kristin Harmel është një roman historik triller i mrekullueshëm, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Francën e Luftës së Dytë Botërore. Ngjarja ka në qendër Eva Trob Abrams, një vajzë e re hebreje e lindur në Paris nga prindër emigrantë polakë, të cilën rrethanat e përfshijnë në një operacion klandestin, për të prodhuar...
Katër kolazhe poetike që u paraqesin fëmijëve një botë ku zbulohen mrekullitë e shiut, bletës, pyllit dhe detit. Vargjet e bukura i ftojnë fëmijët ta duan dhe ta mbrojnë natyrën si një pasuri të çmuar!
"'Gruaja brenda meje" - një histori e guximshme dhe çuditërisht prekëse për lirinë, famën, amësinë, mbijetesën, besimin dhe shpresën. Libri hidhet ne qarkullim pas pak ditesh nga shtepia botuese Mediaprint
Fjalor tre gjuhësh – Shqip, anglisht, gjermanisht (10 000 shprehje, përshëndetje dhe biseda të shkurtra në shqip, anglisht, gjermanisht). Libri përmban 10 000 shprehje të shkurtra në shqip, anglisht, gjermanisht, përshëndetje dhe biseda të shkurtra nga jeta e përditshme.