Si të udhëtosh me një salmon Shiko më të madhe

Si te udhetosh me nje salmon

Umberto Eco BDI0145

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një koleksion shkrimesh, esesh të shkurtra, që ofron mënyrën më të mirë të shkrimit popullarizues. Një libër argëtues, provokues, shkruar nga Umberto Eco, semiotikani, romancieri dhe mendimtari i shquar i shekullit të XX

Më shumë detaje

502 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928217288

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mbi librin

"Si të udhëtosh me një salmon" është një libër me udhëzime. Udhëzime sui generis, të dhëna nga një mjeshtër i jashtëzakonshëm si Umberto Eco për situata shumë të veçanta: si të bëjmë pushime inteligjente, si t'i mbijetojmë burokracisë, si të shmangim sëmundjet ngjitëse, si të hamë në aeroplan, si të udhëtojmë me një salmon në çantë (kur ta dhurojnë dhe nuk i bën dot ballë lakmisë), si t'u shpëtosh karnavaleve, si të mos fiksohesh pas famës, dhe shumë më tepër.

Një libër që na orienton në xhunglën e ditëve tona, që na kujton se jeta përbëhet nga ngjarjet e vogla, takimet e rastësishme, problemet e rëndomta dhe jo nga mëdyshjet hamletiane dhe çështjet e ekzistencës, që zënë vetëm një pjesëz të kohës sonë, megjithëse janë e vetmja gjë që vlen.

Umberto Eco ka drejtuar për vite me radhë rubrikën "La bustina di Minerva" të gazetës "L'Espresso". Madje mund të thuhet me siguri se me atë rubrikë ai, në fakt, shpiku një zhanër që më vonë do të kishte imitues të shumtë. Bëhej fjalë për konsiderata herë të çuditshme e herë të thukëta, gjithmonë të ditës dhe shpesh argëtuese dhe kritike, që për lexuesin u bënë një nxitje e dobishme për të menduar, pak a shumë në marrëveshje me autorin.

Thanë për librin

"Një koleksion shkrimesh, esesh të shkurtra, që ofron mënyrën më të mirë të shkrimit popullarizues. Një libër argëtues, provokues, shkruar nga Umberto Eco."

Repubblica

""Udhëzimet" e paraqitura në këtë libër janë shkruar në një periudhë mjaft të gjerë, që fillon nga viti 1975 për të arritur në vitin 2014, por në fakt mund të konsiderohen udhëzime pa kohë, dhe do të mbeten për një kohë të gjatë të freskëta dhe aktuale."

Stato Quotidiano

"Umberto Eco është një klasik. Dy librat e tij të fundit i përpiva në një fundjavë dhe efekti ishte, siç është e përshtatshme për klasikët, tjetërsues. Jo sepse nuk e njihja Salmonin: ishin të gjitha gjëra që pak a shumë i kujtoja, temat dhe stilin. Por kur është Eco që trajton dukuri të tilla, me intuitën e atij që vlerëson detajin, me aftësinë e jashtëzakonshme të abstraktimit, duke u nisur nga vogëlsira banale të jetës së përditshme, efekti është i pakrahasueshëm."

Gianfranco Marrone

                                               

 

Të dhëna

Faqe168
ISBN9789928217288
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDhurata Shehri