Varreza e Pragës Shiko më të madhe

Varreza e Prages

Umberto Eco BDI0241

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një material i shkëlqyer për një roman me pjesë të stilit të viteve nëntëqind, i ilustruar si feuilletons të asaj kohe. Ja se me çfarë mund të kënaqet edhe lexuesi më i keq. Pa harruar një hollësi. Duke lënë mënjanë protagonistin, të gjitha personazhet e tjera të këtij romani kanë jetuar vërtet dhe kanë kryer veprat e përshkruara.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928103260

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Gjatë shekullit XIX, midis Torinos, Palermos e Parisit takojmë një sataniste histerike, një abat që vdes dy herë, disa kufoma në gjirizet parisiane, Hipolitova Nievon, garibaldin, i mbytur në det afër Strombolit, Bordereau - n e rremë të Drejfusit për ambasadën gjermane, rritjen hap pas hapi të falsifikimit të njohur si Protokollet e Pleqve të Zionit, që do të frymëzojë Hitlerin për kampet e përqendrimit, jezuitë që komplotojnë kundër masonëve, masonë, karbonarë dhe maxinianë që mbysin priftërinjtë me të njëjtin shfrim, një Garibald me këmbë të shtrembëruar nga artriti, plane të shërbimeve sekrete piemonteze, franceze, prusiane e ruse, masakra në një Paris të ditëve të Komunës ku edhe minjtë hahen, kama të mprehura dhe fundërrina që bëjnë plane për të vënë bomba e për të nxitur revolta në sheshe, noterë falsifikatorë, testamente të sajuara, vëllazëri djallëzore dhe mesha të zeza.

Një material i shkëlqyer për një roman me pjesë të stilit të viteve nëntëqind, i ilustruar si feuilletons të asaj kohe. Ja se me çfarë mund të kënaqet edhe lexuesi më i keq. Pa harruar një hollësi. Duke lënë mënjanë protagonistin, të gjitha personazhet e tjera të këtij romani kanë jetuar vërtet dhe kanë kryer veprat e përshkruara. Madje edhe protagonisti bën gjëra të vërteta, përveç faktit që bën shumë, sepse ndoshta këto i kanë bërë autorë të ndryshëm. Po kush e di, ndoshta kur je në rrethet e shërbimeve sekrete, agjentëve të dyfishtë, kundërvajtësve zyrtarë dhe mëkatarëve fetarë, gjithçka është e mundur. Edhe që i vetmi personazh i trilluar i kësaj historie të jetë më i vërteti nga të gjithë dhe të ngjajë si dy pika uji me të tjerët që jetojnë sot.

                                                 

Të dhëna

Faqe476
ISBN9789928103260
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiLedia Dushi
RomanSagë&Histori