Baudolino (SC) Shiko më të madhe

Baudolino (SC)

Umberto Eco BUE024

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Baudolino është historia fantastike e një vrasjeje të pamundur; është një rrëfim teatror, i fuqishëm dhe i përmasave të stërmëdha.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
Fletët490
ISBN978-99927-54-05-2

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në atë zonë të Piemontit të ulët ku, vite më pas, do të ndërtohej Aleksandria, Baudolino, një fshatar i vogël, takoi dhe i fitoi zemrën Frederik Barbarosës, i cili e birësoi. Kjo ishte një mrekulli për Baudolinon e gjorë, saqë dhe vetë historia nuk arrin ta imagjinojë dot. Por edhe Baudolino arriti të bëjë, pas studimesh të gjata në Paris, mrekulli për mbretin: hartoi letrën mitike të priftit, Gjonit, e cila i shfaqej Perëndimit si një mbretëri përrallore, në Lindjen e largme, qeverisur nga një mbret i krishterë, që do të nxitte fantazinë e udhëtarëve të mëvonshëm, të njohur nga historia, si Marko Polo, etj. Baudolino u rrit, Aleksandria lindi dhe vite më vonë do të përballej me inatin e kotë të Frederikut. Pastaj do të nisin të dy, mbreti dhe i birësuari, kryqëzatën e tyre të madhe dhe po atje mbreti do të njihte vdekjen, po me ato nota që njeh dhe historia. Baudolino zgjohet, udhëton midis monstrave dhe mbretërve, kafshëve mitike të të Mesjetës, jeton i dyzuar, brohoret të sotmen e autorit të këtij romani të famshëm, filozofon dhe ngre të ardhmen e gënjeshtërt përpara syve të mekur të kohës dhe i tregon Niçeta Koniatit, historian bizantin, për Kostandinopojën e djegur dhe për atë që do të digjej përsëri më vonë, si një parashikues i tmerrshëm, i ngjarjeve që do të vinin, si një predikues i llahtarshëm për jetën e përditshme, si një filozof origjinal që di të bindë edhe të fitojë, që di të vdesë por edhe të rrojë. Aventura e tij e jashtëzakonshme tingëllon si një çudi me një aktualitet të bardhë. Baudolino është historia fantastike e një vrasjeje të pamundur; është një rrëfim teatror, i fuqishëm dhe i përmasave të stërmëdha, është një prashikim linguistik i famshëm, është një libër cerebral dhe me një forcë mitike të mbushur me utopi dhe realizëm

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët490
ISBN978-99927-54-05-2
V. Bot2004
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMirela Papa