I ri Incógnito Copëza nga jeta e rojeve dhe anasjelltas Shiko më të madhe

Incógnito Copeza nga jeta e rojeve dhe anasjelltas

Ardian - Christian Kyçyku NA0073

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani është metafora mbi një kazerme, aty ku zhvillohen ngjarjet. Je në një repart ku duhet të zbatohen urdhrat. Por personazhi shfaqet refuzues. Fjalori, emrat, përshkrimet, etj., janë të gjitha në funksion të synimit të kuptimit të veprës

Më shumë detaje

6 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Naimi

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në një kazermë perëndimore që të kujton mërgimin, gjatë një mërgimi që ngjan edhe me vdekjen në mungesë, edhe me çlirimin nga çdo e tashme, një i ri shqiptar, rritur me bunker në oborr, (me nofkën Incógnito) caktohet roje, ose thjesht çon një jetë në dukje të rëndomtë.

Për vite me radhë, tek shpreson të kthehet në dashurinë e hershme, ai ruan depo armësh e municionesh, salla librash, veten, kujtesën dhe disa të panjohur, i rrethuar nga eprorë e bashkëkohës që ndonjëherë sikur mishërojnë vetë fatin, në një hapësirë e kohë ku njeriu ka arritur të mos kushtojë më tepër se një plumb.

Ligjërimi i romanit rrjedh mbi tehun që bashkon e ndan metaforën nga e përditshmja dhe vendos një baraspeshë të çuditshme midis ngjarjeve, qënieve dhe sendeve të ngjashme e të kundërta, duke u dhënë mjaf fjalëve kuptime të pahasura më parë.

Gjërat rrjedhin herë si në ëndër, herë si në zhgjëndërr, herë si në vegim, herë si në të gjitha bashkë, brenda e jashtë një bote tashmë të globalizuar. Kaosi i mendimeve, i shprehjeve dhe i ngjarjeve hyn në qënien e protagonistit dhe i nënshtrohet fjalës-kyçe “anasjelltas”, që sundon natyrshëm nëntekstin e librit.

                                            

Të dhëna

Faqe265
RedaktoriNaim Zoto
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik