I ri Mortet Shiko më të madhe

Mortet

Ardian - Christian Kyçyku A-005413

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Shtëpia e Mortëve”, një metaforë e shumëfishtë e krijuar nga shkrimtari Ardian Kyçyku, herë të kujton një kullë ngujimi, herë një bunker, herë një kështjellë apo një burg ku bëhen dhe lahen të gjitha mëkatet...

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Naimi
ISBN9789928234490

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Familja e pasur Morti mbyllet befas në shtëpi, duke bindur qytetin se ka ikur përfundimisht jashtë shtetit. Arsyet e ikjes nuk dihen. Një jetë të paktën e çuditshme rrjedh e përzien kohërat e qëniet, mes mureve, gjatë vetëngujimit të Mortëve derisa ndahen (sërish?) nga kjo botë.

Ikja, mbyllja, (vetë)izolimi nuk e shpëton dot egon e deformuar nga etja për pasuri dhe pushtet duke shkelur mbi të vetët.

Përkundrazi: “E jetonim çdo vit ditën kur do të vdisnim, por pa e ditur. Vallë, ç’kishim ndjerë e thënë e bërë në të kaluarën gjatë asaj dite?! Po sikur të ishte e sotmja?!

Po sikur, me këtë dalje nga bota, me këtë ngujim shpëtimtar, të kishin dalë nga koha dhe të jetonin tashmë në një kohë jashtë asaj që përmbante pagabueshëm ditën e vdekjes së secilit?!

I bekuar qoftë babai që na mërgoi këtu. Nëse e kishin shmangur ditën e vdekjes, nuk u mbetej veçse të gjenin përse duhej të jetonin pa fund”.

Një dëshmi për romanin “Mortët”

Romanin “Mortët” e përfundova në korrik të vitit 1988 në Pogradec. E pata shkruar shtatë herë me dorë dhe mora hua, përmes tim eti, një makinë shkrimi, të cilën e mësova në një gjendje mes ngazëllimit, kapitjes dhe ndërkryerjes. Ishte qysh atëhere një libër me njerëz që, nga etja e për të ruajtur pasurinë (alias çdo trajtë pushteti) dhe për t’u shpëtuar “me forcat e veta”, zhdukin çdo shprehi e gjurmë dashurie. Teksa shkrimtarët dhe lexuesit e kohës ishin mësuar vetëm me një letërsi që kërkon medoemos e për gjithçka një faj / fajtor, “Mortët” synonte thjesht një pasqyrim të mënyrave se si përmbushet fati. Mbyllja e stërgjatë e Shqipërisë ndaj pjesës tjetër të rruzullit kish çuar drejt mbylljes së njerëzve ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj botës së parme, në një lloj jete ku shumica kishin huazuar pa e kuptuar “të folmen” plot kakofoni të sendeve.

Për arsye të njohura, “Mortët” nuk mund të botohej si libër më vete. Vëllimin me katër romane, titulluar “Bravat e vjetra”, e dorëzova në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” të asaj kohe. Pas një pritjeje që më kujtonte shprehjen “Sëmundje e gjatë – vdekje e sigurtë”, më njoftuan se letra qe mbaruar. Isha zhvendosur tashmë në Bukuresht, nga ku i shkrova tim eti dhe e luta ta tërhiqte librin. Për çudi, vetëm romani “Mortët” mungonte. Një dorë e panjohur e pat shqyer nga tre të tjerët, por e dija se vetë romani ia mpinte lakminë apo edhe pafytyrësinë çdokujt tjetër, që të mund ta botonte pa emrin tim.

Ishte viti 1994 kur vendosa ta botoja vetë romanin, duke zgjedhur një përngjitje nga dy dorëshkrimet e fundit. Mbeti për mua një ngjarje e pazakontë, që më zhvendosi për disa javë në motet e artë të botimeve shqip të Mërgatës. Pasi e kalova dorëshkrimin në kompjuter, nxora në letër një kopje të romanit, vendosa pikat e ë-ve dhe bishtat e ç-ve me dorë, kreva një ballinë, bëra 50 copë në xerox, i preva me gërshërë, hapa vrima me gozhdë e çekiç dhe qepa secilin libër me spango. Ballinat i ngjita me mastiç nga ai që përdorej për ndreqje këpucësh, pa nuhatur se asisoj po niste një udhëtim befasues për librat e mi.

Ua dërgova romanin disa miqve e të njohurve me postë. Në vitin 1996, shtëpia botuese “Dukagjini” e Pejës më kërkoi të drejtat dhe e nxori nga shtypi një vit më pas. “Mortët” u pritën jo sikur po dëshmonin qartë ca të vërteta tejet të hidhura, po sikur po sillnin ndonjë sihariq shekullor. Kjo nuk mjaftonte për mangësitë që dija se kishte. Hyrja e tyre në arenën e letrave shqipe uli në gjysmështizë jo pak flamuj, gjë që shpjegoi dëbimin e romanit në hijen e harresës së qëllimshme.

Pas disa rrufésh të shkurtra frymëzimi, gjatë viteve 2005, 2011 dhe 2013, për t’i rifalur trajtën dhe frymën e fillesave, kuptova se romani gati do të më rijepte një jetë tjetër, ndërsa unë jetës një tjetër roman në pranverën e vitit 2020. Përdora dorëshkrimin e parë. Kishin kaluar vetëm tridhjet e një vjet e ca, kur “Naimi”, me përkushtimin tashmë të mirënjohur, e botoi siç duhet.

                                         

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe160
ISBN9789928234490
RedaktoriNaim Zoto
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik