Kategoritë

Ofertat

Lista e librave sipas Shtëpisë Botuese ERIK

Shtëpia Botuese “Erik” që nga dita kur hodhi themelet e krijimtarisë së saj, e ka pasuruar e rritur veprimtarinë me autorë e vepra të reja, me tema e vlera të spikatura, të promovuara e në projekte afatgjata. Tashmë “Erik” Botime, një emër i njohur në editorinë shqiptare e të huaj, është një kompani e përbërë nga: Shtëpi Botuese, Studio Grafike e Shtypshkronjë. “Erik” ka botuar rreth 600 tituj nga studiues të njohur të institucioneve tona shkencore, arsimore, universitare, letërsi artistike të autorëve shqiptarë dhe të huaj si dhe botime të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare. Në rrjedhën e viteve, botimet e “Erik-ut” kanë ardhur duke u orientuar nga botimet shkollore për arsimin 9-vjeçar, të mesëm e të lartë si dhe të librave ndihmës për këto cikle, që shërbejnë si mjete shtesë në zhvillimin e procesit mësimor-edukativ.


Në katalogun e botimeve të Shtëpisë Botuese janë evidentuar dhjetëra emra të njohur të letrave shqipe, të traditës e ato bashkëkohorë, si: Sterjo Spasse, Akademiku Xhevahir Spahiu, Moikom Zeqo, Nasho Jorgaqi, Naum Prifti, Qamil Buxheli, Mihal Hanxhari, Gaqo Bushaka, Ilinden Spasse; Murat Gecaj etj. Po ashtu, autorët e huaj klasikë, si Shekspiri, Servantesi, V. Hygo, L. Tolstoi, A. Dyma, Zhyl Vern, Erik Kastner, Nikola Bakster etj., si dhe autorë bashkëkohorë, si Andre Gide, nobelist, Ada Negri e personalitete të shquar, si: Al Gor, Zhulio Zhelev.


Në fushën e shkencës, arsimit e të kulturës mund të përmendim botime nga autorët: prof. Ismet Elezi, prof. dr. Skënder Begeja, prof. dr. Panajot Boga, prof. dr. Vjollca Bakiu, prof. asc. dr. Vilma Tafani, prof. dr. Lluka Heqimi, prof. dr. Ilia Prifti, prof. asc. dr. Ali Shashaj, prof. dr. Zenun Mulaj, prof. Ramazan Limanaj, prof. asc. dr. Astrit Bishqemit, prof. asc. dr. Fisnik Kadiu, prof. dr. Ilia Mazniku, prof. asc. Vladimir Gjata, prof. dr. Gjergj Çaushi, prof. dr. Zana Shuteriqi, prof. dr. Ferid Hudhri, prof.dr. Josif Papagjoni, prof. dr. Stefan Çapaliku, prof.as.dr. Gjergj Prevazi, dr. Shpëtim Çaushi, dr. Ylber Bezo si dhe pedagogë e mësues të njohur e me përvojë të gjatë në mësimdhënie.

Shfaq 1 - 30 nga 30 libra
Shfaq 1 - 30 nga 30 libra