Xhuljan Ferzaj A-006075
Libër i ri
Librat dhe dija ndriçojnë mendjen tonë. Kujdes! Ky libër sugjerohet të lexohet nga të gjithë fëmijët. E porositni online dhe e gjeni në të gjitha libraritë në Tiranë dhe shumë shpejt në të gjithë Shqipërinë.
3 Artikuj
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | ERIK | |
| ISBN | 9789928275530 | |
A e dini se Librat flasin?! Sigurisht që Po. Ata flasin.
Librat ju kërkojnë ju të dashur lexues. Në librin më të ri "Arratisja e Librave" të sapo botuar nga Erik Botime, të autorit Xhuljan Ferzaj tregon shqetësimin e librave të cilët takohen dhe diskutojnë të gjejnë një zgjidhje që të arratisen nga rafti me pluhur dhe të migrojnë në një vend ku lexohen dhe vlerësohen librat.
Çfarë diskutojnë librat? Cili është plani i tyre? Si arratisen? Ku shkojnë? Si mbyllet historia e Arratisjes?
Këto pyetje dhe shumë të tjera i zbuloni duke lexuar këtë libër të mrekullueshëm i cili synon të nxisë fëmijët që ti duan dhe ti lexojnë librat. Vetëm nëpërmjet librave dhe dijes mund ta kuptojmë dhe ndërtojmë botën.
Pjesë nga libri:
Kaluan shumë ditë, javë, muaj dhe vite në bibliotekë nuk vinte asnjë njeri për të lexuar. Ky ishte halli më i madh i librave. Prej kohësh mundoheshin të gjenin zgjidhje. Një ditë, librat vendosën të mblidheshin e të diskutonin për këtë problem, që i shqetësonte aq shumë. Kështu ndodhi... Libri i Historisë u ngjit sipër tavolinës, e cila ndodhej në mes të bibliotekës dhe nisi të tregonte historinë e tij...
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 64 |
| ISBN | 9789928275530 |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 12 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |