I ri Lady D. Shiko më të madhe

Lady D.

Ambra Hysa A-000568

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Erdhi përsëri tek ju, me romanin “Lady D.”, - Ambra Hysa, autorja e librit “Dashuri në kohë Koronavirusi”.  Tashmë, me “Lady D.”, një roman mjaft interesant,  Ambra ka ngjitur bindshëm shkallët e krijimtarisë  letrare, duke u afirmuar si një shkrimtare e re, e talentuar. Fantazia krijuese, e përdorur që në titullin  e librit, përshkon gjithë romanin, qëndisur me një pendë fine, plot kolorite njerëzore, me dashamirësi  e mirësi; me dhimbje deri në asht...

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ERIK
ISBN9789928275714

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Gjithçka, me një dashuri të veçantë! Autores  i burojnë natyrshëm ndjesitë, përshkrimet, çdo  fjalë e veprim; çdo ngjarje e heronjve të saj, me një  përjetim real dashurie, shumë speciale.

"Lady D" i dedikohet vajzave, - vajzave që punojnë fort dhe kanë një shpirt të bukur, janë frymëzuese, janë autentike, janë të pavarura, por dashurojnë fort, me shpirt te lirë dhe pa kursim, pa kushte!

Ka një sekret që fshihet në labirintin e shpirtit të vajzave të suksesshme,  ato nuk janë thjesht të bukura, ato mund të mos jenë fare të bukura, por janë të mahnitshme.

E ëmbël dhe e fortë; e pathyeshme, por delikate;

lehtësisht e lexueshme, por e padeshifrueshme;

mëngjes i butë pranvere kombinuar me stuhi të acartë; të gjitha aksidente, brenda një zemre të vetme!

Kjo është Lady D.

Copëzat e saj mund ti lexojë secila vajzë brenda vetes.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN9789928275714
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanRomancë&Pasion