I ri Shpendet ne pullat shqiptare 1913-2018 Shiko më të madhe

Shpendet ne pullat shqiptare 1913-2018

Hysen Dizdari A-004174

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

E gjithe pasuria e flores dhe faunes shqiptare eshte percjelle edhe ne boten e filatelise. Prandaj autori dhe studiuesi i njohur Hysen Dizdari e sjell kete pasuri natyrore te Shqiperise permes pasqyrimit ne pullat postare pergjate nje shekulli.

Më shumë detaje

110 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928450340

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Shqipëria ka një pozitë gjeografike të rëndësishme në Gadishullin Ballkanik dhe në detin Mesdhe. Relievi i saj është i pasur me male, pyje, fusha, lumenj, liqene, dete, me një florë dhe faunë të larmishme, e cila dallohet për një shkallë të lartë biodiversiteti, ku jetojnë edhe disa nga llojet e shpendëve më të bukur në të gjithë Europën.

Fauna shqiptare dhe veçanërisht shpendët, janë pasuri e madhe natyrore e vendit tonë, që luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit, për mbajtjen pastër të mjedisit natyror, mbrojtjen e bimëve bujqësore, pemëve frutore dhe pyjeve nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

Libri ndahet ne tre pjese :

Pjesa e parë: Shpendët në pullat shqiptare në vitet 1913-1990

Pjesa e dytë: Shpendët në pullat shqiptare në vitet 1991-2018

Pjesa e tretë: Albumi i emisioneve të pullave të emetuara në vitet 1913-2018

LIBRI-ALBUM: Shpendët në pullat shqiptare :

Jep në menyre të përmbledhur mbi 80 lloje të shpendve të cilët jetojnë në vendin tonë dhe janë emetuar nga Posta Shqiptare në pulla postare gjatë viteve 1913-2018.

Libri është një guide e rrallë mbi shpendët shqiptare dhe ka për qëllime:

T’u shërbejë mësuesve dhe nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe atyre të mesme për të studiuar e njohur më mirë dhe, sidomos, për të rritur kujdesin e dashurinë e tyre për shpendët, të cilët jetojnë në vendin tonë.

T’u shërbejë agjencive turistike për të njohur dhe reklamuar te turistët shqiptarë dhe të huaj vlerat turistike që ka Shqipëria, veçanërisht me disa nga llojet autoktone të zogjve dhe të shpendëve shqiptarë.

T’u shërbejë studiuesve, biologëve, punonjësve të agjencive shtetërore të pyjeve, të turizmit dhe zonave të mbrojtura për të marrë të gjitha masat e duhura ligjore për t’i mbrojtur nga gjuetia e paligjshme dhe nga dëmtuesit faunën, veçanërisht shpendët më të rrallë shqiptarë.

T’u shërbejë filatelistëve shqiptarë për të rritur interesin e tyre për koleksionimin e pullave shqiptare me temë florën e faunën dhe llojet e shpendëve, të cilët jetojnë në territorin shqiptar.

Tu shërbejë filatelistëve të huaj për të rritur interesin e tyre për koleksionimin e pullave postare shqiptare në tërësi dhe për të njohur faunën, sidomos llojet e shpendëve që jetojnë në Shqipëri.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe114
ISBN9789928450340
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë