Hysen Dizdari HDI0044
Libër i ri
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | AGSTUDIO | |
| ISBN | 9789928450357 | |
Për shumë vite i jam dedikuar mbledhjes, koleksionimit, studimit dhe botimit të pullave postare të dedikuara heroit tonë kombëtare Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Në vitin 2018 botova një libër në gjuhët shqip anglisht me mbi 150 pamje të pulla postare kushtuar Skënderbeut, duke filluar nga pulla e parë e emetuar më 1 dhjetor 1913, dhe duke përfshirë të gjitha emisionet e pullave të emetuara nga Posta Shqiptare ,nga viti 1913 deri në vitin 2017.Në libër jepen të dhena të plota filatelike duke respektuar kriteret kronologjike, historike, me prezantimin e Skënderbeut në spektrin e plotë të jëtes dhe veprës së tij si politikan, si diplomat dhe strateg ushtarak.
Botimi i parë i kesaj vepre u mirëprit nga filatelistet shqiptare dhe të huaj,por edhe nga studjusit e filatelise, historianët, studentët dhe nga arbereshët në Itali.
Librin filatelik “Gjergj Kastrioti Skenderbeu në pullat postare shqiptare 1913 – 2017”, e kam prezantuar në ekspozita të ndryshme filatelike ndërkombetare dhe është vleresuar me çmime dhe medalje.
- Në ekspoziten filatelike në Verona në Itali ( 23 nentor 2018), u vleresua me
Medaljen: “Large Vermeil medal”.
- Në ekspoziten filatelike,botërore në Kinë (11 – 17 qershor 2019), u vleresua me medaljen: “Silver medal”.
- Në ekspoziten filatelike në Cinisello Balsamo në Itali (2019), u vleresua me medaljen: “Vermeil grande”.
- Në ekspozitën filatelike NAPOSTA 2020 në Gjermani
(13 -16. 02 .2020), u vlerësua me medaljen: “Groβ – Vermeil – Medaille”.
Në vazhdim të punës të publikimeve në fushën e filatelise, këtë vit po prezantoj botimin e këtij, librit filatelik në gjuhët italisht- anglisht:“Gjergj Kastrioti Skenderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2018”,në të cilin kam shtuar dy emisione të reja të cilat janë emetuar pas botimit parë gjatë vitit 2018.
Në botimin e kësaj vepre, me kanë inkurajuar dhe ndihmuar miqtë e bashkëpuntorë, filatelist shqiptarë dhe të huaj të cilët i falenderoje për mbeshtetjen e tyre të vazhdueshme.
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| Faqe | 84 |
| ISBN | 9789928450357 |
| Viti i Botimit | 2024 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Album |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Vitaminat dhe mineralet luajnë një rol vendimtar në rritjen dhe zhvillimin e organizmit të njeriut. Libri do ju sherbeje shume nenave te reja, per tu ndihmuar ne zgjedhjen e perimeve dhe frutave te cilat kane vlera te larta ne vitamina dhe minerale.
Është ky titulli i botimit të ri që i vjen pasurisë së literaturës dhe studimeve filatelike. Autori i saj është koleksionisti i pasionuar i pullave postare të klasës tematike të florës dhe faunës, koleksionisti i pasionuar Z.Hysen Dizdari.
Libri-album“GJERGJ KASTRIOTI - SKËNDERBEU NË PULLAT SHQIPTARE, 1913-2017”, me autor studjusin dhe koleksionistin Hysen S. Dizdari, është një libër i rrallë në llojin e vet, i vetmi libër i botuar për Skënderbeun në 105 vjet nga data e emetimit të pullës parë shqiptare nga qeveria e patriotit Ismail Qemali dhe trajton të plotë koleksionin e pullës...
Libri album me pullat postare shqiptare, kushtuar Nënë Terezes ,doli në botimi i parë në vitin, 2018.Tani kanë kaluar 6 vite dhe ky libër është pritur mirë nga lexuesit, por në mënyrë të veçantë nga, studjuesit e filatelisë dhe koleksionistët e pullave postare shqiptare ,në Shqipëri dhe vendet e hueja.
Libri përmban të gjitha emisionet me pulla të emetuara nga Posta Shqiptare ne fushen e arkeologjisë nga viti 1913 deri në vitin 2018 dhe është i ndarë në tri periudha që përkojnë me periudhat historike: Pjesa e parë i kushtohet viteve 1913-1944; Pjesa e parë i kushtohet viteve 1945-1990; Pjesa e parë i kushtohet viteve 1991-2018,
E gjithe pasuria e flores dhe faunes shqiptare eshte percjelle edhe ne boten e filatelise. Prandaj autori dhe studiuesi i njohur Hysen Dizdari e sjell kete pasuri natyrore te Shqiperise permes pasqyrimit ne pullat postare pergjate nje shekulli.
Vitaminat dhe mineralet luajnë një rol vendimtar në rritjen dhe zhvillimin e organizmit të njeriut. Libri do ju sherbeje shume nenave te reja, per tu ndihmuar ne zgjedhjen e perimeve dhe frutave te cilat kane vlera te larta ne vitamina dhe minerale.
Libri Bibliografi :“Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në veprat e autorve shqiptare 1480-2023”, me autor studiuesin dhe koleksionistin Hysen S. Dizdari, është një libër i rrallë në llojin e vet, i vetmi libër Bibliografik kushtuar veprave të autorve shqiptarë për Heroin tonë Kombëtarë Gjergj Kastrioti Skënderben.