At Gjon Shllaku FRA0101
Libër i ri
Në këtë libër autori At Gjon Shllaku rrëfen për rolin e klerit katolik për kulturën dhe historinë e Shqipërisë dhe përpjekjet e tij për garantimin e sovranitetit. Ai është një nga martirët e Kishës Katolike, I pushkatuar nga regjimi komunist
899 Artikuj
Shtëpia Botuese | Botimet Franceskane | |
ISBN | 9789995697716 | |
Át Gjon Shllaku nuk asht i panjohun për publikun shqiptar. Njihet për veprimtarinë në Hyllin e Dritës dhe në Shtypshkrojën Françeskane, ku qe drejtor për disa vjet. E sidomos, për mprehtësinë me të cilën trajtoi shumë çeshtje kulturore, tue spikatë posaçërisht në publicistikë, filozofi dhe histori.
Nga nji shkrim i Hyllit të Dritës mësojmë se kishte dërgue për shtyp “Historinë e filozofisë”, vepër tejet e randësishme për jetën kulturore të shqiptarëve e cila, në rrethanat e persekutimit komunist, nuk dihet ku mund të ketë përfundue. Fat, që e pësuen edhe shumë shkrime të tjera. Urojmë që ndonji ditë të gjindet e të botohet.
Çka spikat ma shumë në gjithë veprën e Át Gjon Shllakut, asht gjuha e pasun, fjala e zgjedhun, mprehtësia intelektuale, dashunia për të bukurën, për Absolutin. Natyrisht në shkrimet e tij vendi kryesor i takon trajtimit të hollësishëm të problemeve sociale, politike dhe kulturore, që shtroheshin për zgjidhje në Shqipninë e kohës. Formimi dhe edukimi kulturor e intelektual qenë shqetësimi kryesor në shkrimet e të Lumit.
Në këtë vepër të parë të Át Gjonit përmblodhëm artikujt e botuem tek Hylli i Dritës, tue përfshi edhe studimin historik “Katholicizmi në Shqipní e anmiqt e tij para gjykatores së historís”. Ky shkrim i pergjegjej nji libri të Nikollë Ivanajt, me jehonë të madhe në gazetat e kohës. Përmes nji dokumentimi tejet të pasun, Át Gjon Shllaku i kallxon N. Ivanajt dhe mbarë botës shqiptare se Kleri katolik dhe bashkëpuntorët tij, me në krye Luigj Gurakuqin, vepruen kurdoherë për ruejtjen e sovranitetit të vendit tonë. Kleri në përgjithësi dhe Françeskanët në veçanti, punuen dhe vepruen si bij të Atdheut, dhe jo si rrogëtarë. Rrogëtari punon për interesa personale, shkon aty, ku paguhet ma mirë, ndërsa biri punon me mish e me shpirt për të mirën e Atmes së vet.
Në kontributin e tij kulturor u shque në veprimtarinë për mbrojtjen e interesave kombëtare, për edukimin e rinisë, për çeshtjet sociale dhe për paralajmërimin e rrezikut të komunizmit, gjithnji shumë i damshëm për individin, familjen dhe shoqninë. Kur e arrestuen, në Itali, ndër sendet e tij personale, i gjetën edhe “Kapitalin” e Marksit. Jo rastësisht, në vitin 1938, sa qe drejtor i “Hyllit të Dritës” botoi shkrimin “Shka asht komunizmi”, në të cilin analizoi doktrinën komuniste dhe njiherit vuni në dukje të metat e saj. Ky studim i mirëfilltë rreth marksizmit mbetë gjithnji aktual. Shi në ketë shkrim, Át Gjon Shllaku pohon se komunizmi u nis si shkencë, por përfundoi si diktaturë, nën drejtimin fanatik të njerëzve të etun për pushtet që, për ta shue këtë etje, nuk ngurruen të flijojnë me miljona njerëz të pafajshëm. Shumë i vlefshëm, ky shkrim, për historinë e filozofisë.
Át Gjoni qe edhe drejtor i Shtypshkrojës së famshme françeskane, ku botoi shkrime të çmueshme të kulturës shqiptare. Ndër të tjera, vepra të Fishtës, i cili, si satirik i pashoq që ishte, shpesh krijonte situata nga ma gazmoret. Kallëxonte Át Aleks Baqli sesi nji herë, mbasi shkoi në shtypshkrojë për me dorëzue nji variant të Gomarit të Babatasit e nuk e gjeti aty drejtorin, i la mbas dere nji letër, ku shkruente: “ta kam lidhë gomarin për dere”.
Veprën e radhitëm kështu: historija flet kështu dhe publicistikë. Në përmbledhjen publicistike përfshimë artikujt kushtue ekonomisë politike, çeshtjeve shoqnore dhe filozofike. Nuk mungon artikulli polemik rreth alfabetit të Manastrit e as recensioni për fjalorin e Kolë Kamsit. Ndonëse Át Gjon Shllaku nuk qe gjuhëtar, këto shkrime flasin vetë për aftësitë e tij edhe në këtë fushë.
Jeta e Át Gjon Shllakut përfundon me martirizim. Qe vu me kohë në shënjester prej komunistave, të cilët memzi pritshin ditën për ta arrestue e për ta pushkatue.
E pushkatuen me datën 4 mars, ende pa zbardhë drita. Dha jetën si martir i fesë.
Kushdo që do të lexojë mendimet rreth organizimit shoqnor, shkrimet filozofike, hulumtimet historike të të lumit Át Gjon Shllaku, do të vërejë menjëherë se në to spikasin tri fjalë: “Shqiptari - Frati - Shqipnia”. Dhe historia e Shqipnisë asht dishmitare e këtij trinomi të pandashëm, unjisue për idealet kulturore, shpirtnore dhe atdhetare.
Deri më sot nuk kemi pasë nji vepër të plotë, që përmbledh shkrimet e Át Gjon Shllakut. Me botimin, për herë të parë të veprës së tij, urojmë që kontributi i dijetarit françeskan të përhapet dhe të njihet në të katër anët e Shqipnisë, mbasi i lumi Át Gjon Shllaku na mëson se idealet shpirtnore dhe atdhetare janë shumë të çmueshme, të njinjishme me jetën e atij, që i jeton. Na kujtojnë gjithnji se Atdheu ndërtohet mbi themelet e botës shpirtnore, siç pohon Frati ynë:
“Veç nji kulturë shpirtnore e hapët âsht e zoja të lindë nji atdhedashtní, me të cillen të çmohen, të ruehen e të lavrohen karakteristikat e ndiesít kombtare, e mund të shtŷj me bâ flije ta panumërta per të miren e atdheut” . E sidomos (na mëson) të mos bijm në kurthën “ku aventurierat e të çmendunt i bijn lodrës e na duertrokisim marrít e tyne...” .
Lloji i botimit | Hard Cover |
Faqe | 288 |
ISBN | 9789995697716 |
Redaktori | At Vitor Demaj, At Mirash Marinaj |
V. Bot | 2018 |
Vendodhja | Shkodër |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | ribotim identik |
Për të gjithë që e duan PUSHTETIN, duan ta kuptojnë PUSHTETIN dhe duan të mbrohen nga PUSHTETI
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i gjashtë, për klasën e gjashtë të shkollës 9vjeçare. Në këtë vëllim autorja jep njohuri mbi Islamin, duke u fokusuar në njohjen e mësimeve bazë, kuptimin e fjalës Islam si dhe shpjegimin e shtyllave të fesë. Libri është i ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Më tej në libër...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i pestë, për klasën e pestë të shkollës 9vjecare. Po ashtu si libri për klasën e katërt, edhe ky vëllim ruan formatin e libërrevistës. Edhe materiali brenda tij ka në kapërcyell vëllimin e katërt. Libri ka një raport të përmbysur të materialit analitik me atë grafik. Kjo vjen natyrshëm sepse kemi...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i katërt, për klasat e katërta të shkollës 9vjeçare. Materiali është në formën e një reviste ku autorët i janë përshtatur moshës së kësaj klase, duke e pasuruar materialin me vizatime, skica, poezi dhe tregime në kontekstin e besimit në Zot. Teksti orientohet edhe në rritjen e vlerave për edukimin...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i tretë i serisë, për klasën e tretë të shkollës 9vjeçare. Autorët kanë synuar që në këtë vit shkollor të kësaj kategorie moshe, tju mësojnë fëmijëve udhëzimet e fesë islame, të dërguarit e Zotit, mirësjelljen në shoqëri dhe në familje, miqësinë etj. Teksti është i pajisur me ushtrime zbavitëse,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i dytë i serisë për klasën e dytë të shkollës 9vjeçare. Autori me një alternim të materialit grafik me tekstin e shkruar, zbërthen në gjuhen e thjeshtë dashurinë për shoqërinë, kuptimin e fjalës Islam, kujdesin e Zotit për gjithësecilin, si dhe disa prej ritualeve bazë të fesë islame dhe kuptimin e...
Pjesë e kontributit të Fondacionit ALSAR në fushën e publikimeve dhe atë të arsimit, janë edhe botimet në seri MësimBesimi të cilat janë përshtatur për nxënësit e shkollave të ciklit 9vjeçar dhe të shkollave të mesme. Këto botime në përputhje me moshën dhe përmbajtjen, zhvillojnë në mënyrë didaktike njohuritë fillestare mbi besimin, edukimin qytetar dhe...
Në historinë e shtypit shqip, kjo gazetë njihet si një e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, historike, me katër faqe, që u shtyp në shtypshkronjën Mbrothësia të Kristo Luarasit, me shkronjat e alfabetit të Stambollit.
Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit vjen për herë të parë në lëmin shqiptar të botimeve dhe është një prej dy botimeve madhore të autorit mbi Shqipërinë. Ky librër është një tezë magjistrature e paraqitur në Universitetin e Bostonit në vitin 1941, por e pabotuar më parë. Ky botim shoqërohet me tekstin orgjinal në anglisht, për ti dhënë mundësi çdo të...
Kjo vepër e Prof. Dr. Mehmet Maksudo?lu, Historia Osmane dhe Institucionet vjen në ribotimin e saj të tretë në gjuhën shqipe. Qoftë për nga metodologjia, qoftë për nga analiza krahasimtare, qoftë për nga përfundimet historike të shumë elementëve të periudhës Osmane, ky libër përbën një tekst të rëndësishëm studimor në këtë fushë.
Tragjedia me tre akte Helena është një vepër letrare që falë njohjes së historisë dhe vërtetësisë së paraqitjes arrin të realizohet artistikisht.
Veprat e Hafiz Ali Korçës i përkasin fushës së gjuhës, letërsisë, publicistikës, Islamit, përkthimit etj. Në secilën vepër të tij, H. A. Korça ka arritur të paraqesë dhe të trajtojë probleme të rëndësishme që ndërlidhen me kombin shqiptar, por edhe me kulturën shqiptare në përgjithësi.
Ky libër nga profesori tetovar Metin Izeti është një shtjellim i fenomenit të mevludit ndër shqiptarët.
Ky libër dygjuhësh, shqip dhe boshnjakisht, përbëhet nga materiale të ndryshme të autorit e diplomatit të karrierës z. Shaban Murati, të mbledhura ndër vite.
Kjo vepër e njohur e rilindasve tanë të shquar, vepër e përbashkët e S. Frashërit, Pashko Vasës dhe Jani Vretos, qëndron në themelet e shqipes që njohim dhe shkruajmë sot.
Në ngjarjet zhvillimore të historisë së Shqipërisë dhe të kulturës shqiptare në veçanti ndalimi i besimit, mund të cilësohet me përmasat e një fatkeqësie në historinë tonë moderne.
Konferenca e mbajtur me rastin e kremtimit të 20vjetorit të hyrjes së trupave të NATOs në Kosovë, ka gjetur pasqyrim në botimin Shtetformimi i Kosovës dhe Shqipëria: Sfidat dhe perspektivat.