Hysen Dizdari HDI0004
Libër i ri
Libri album me pullat postare shqiptare, kushtuar Nënë Terezes ,doli në botimi i parë në vitin, 2018.Tani kanë kaluar 6 vite dhe ky libër është pritur mirë nga lexuesit, por në mënyrë të veçantë nga, studjuesit e filatelisë dhe koleksionistët e pullave postare shqiptare ,në Shqipëri dhe vendet e hueja.
Ky libër nuk është më në stok
Duke marrë parasysh, vlerat e larta morale e njerzore të këtij libri, por edhe kërkesat e shumta të lexuesve, po bëjmë ribotimin e tij ,me rastin e 112 vjetorit lindjes dhe 8 vjetorit të shenjëtërimit të Shën Nënë Terezës.
Gjatë këtyre viteve, libri-album: “Nënë Tereza në pullat shqiptare”,botim i viti 2018, ka marrë pjesë, në ekspozitat e librit filatelike në shkallë ndërkombëtare dhe është vlersuar me 3 çmime (medalje) si më poshtë:
1-Në ekspozitën, ndërkombëtare: “China-2019, është vlersuar me medalje-SILVER.
2-Në ekspozitën, ndërkombëtare: “Cinisello-Balsamo-2019”, Itali, është vlersuar me-VERMEIL.
3-Në ekspozitën, ndërkombëtare : “Nordia-2019”, është vlersuar me medalje-SILVER.
Në këtë botimin të ri, janë marrë parasysh, mangësit e vrejtjet që ka paraqitur ky liber në ekspozitat e librit filatelik ndëkombëtarë, duke marrë për bazë edhe përmisimet e kritereve të vlesimit të literaturës filatelike, të propozuera nga Shoqata Botërore e Autorve në Filateli (AIJP.org, antar i të cilës jam ).
Me një kujdes të veçantë, janë bërë përmisimët e duhura ,duke marrë parasysh, edhe ndryshimet e reja që janë pasqyruar në botimin e ri, të katalogun , Michel -2024 për Shqipërinë.
Shën Nënë Tereza me misionin e saj, shpirtërorë, moralë e humanitarë, kushtuar të varfërvë në gjithë botën ka marrë dhe vlersime pozitive, nga përsonalitete botërore:
Papa Gjon Pali i II ,duke vlesuar Nënë Terezen theksonë:
“Si mund ne të harrojmë Gonxhe (Anjëze) Bojaxhiu, Nënë Terezen të Kalkutës, bijen e popullit shqiptarë që i ka dhanë Nder e Shkelqim Kombit të saj dhe Kishës Katolike.”
Kurse ish President i SHBA, Bill Klintoni në vitin 2002 ka theksuar:
“ Nënë Terza ishte e para që më bëri të dua Kombin Shqiptarë.Dhe tani ndihem shumë krenarë që plotësova një detyrë morale, ndaj saj dhe vlerave të lirisë.”
Me 4 shtatorë, 2016 në sheshin, Shën Pjetrit në Vatikan, në prani të 250.000 besimtarve, dhe 15 përsonaliteteve botërore, u mbajt Mesha e Shenjët e kanonizimit Shenjëtore e të Lumturuemes ,shqiptares Nënë Tereza.
Papa Françesku ,në Omeli me 4 shtator 2016 theksoi:
“Nëna Tereza na ka mësuar të ndihmojmë njerzit pa dallime idologjike, rrace dhe besimi fetarë.”
Shën Nënë Tereza shqiptarja e famshme ,e njohur në të gjithë botën është bërë Shenjëtore e Dashurisë njerzore, me vepren e saj në shërbim të varfërve të gjithë, nejrzimit , pa dallime, race feje dhe etnie, dhe sot është bërë ,modeli më i përsosur i respektit , i moralit dhe dashurisë njerzore , në të gjitha vendet e botës.
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| Faqe | 50 |
| ISBN | 9789928450319 |
| Viti i Botimit | 2024 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Album |
| Numri i botimeve | Ribotim |
| Përmasat | A5 |
Vitaminat dhe mineralet luajnë një rol vendimtar në rritjen dhe zhvillimin e organizmit të njeriut. Libri do ju sherbeje shume nenave te reja, per tu ndihmuar ne zgjedhjen e perimeve dhe frutave te cilat kane vlera te larta ne vitamina dhe minerale.
Është ky titulli i botimit të ri që i vjen pasurisë së literaturës dhe studimeve filatelike. Autori i saj është koleksionisti i pasionuar i pullave postare të klasës tematike të florës dhe faunës, koleksionisti i pasionuar Z.Hysen Dizdari.
Libri-album“GJERGJ KASTRIOTI - SKËNDERBEU NË PULLAT SHQIPTARE, 1913-2017”, me autor studjusin dhe koleksionistin Hysen S. Dizdari, është një libër i rrallë në llojin e vet, i vetmi libër i botuar për Skënderbeun në 105 vjet nga data e emetimit të pullës parë shqiptare nga qeveria e patriotit Ismail Qemali dhe trajton të plotë koleksionin e pullës...
Libri përmban të gjitha emisionet me pulla të emetuara nga Posta Shqiptare ne fushen e arkeologjisë nga viti 1913 deri në vitin 2018 dhe është i ndarë në tri periudha që përkojnë me periudhat historike: Pjesa e parë i kushtohet viteve 1913-1944; Pjesa e parë i kushtohet viteve 1945-1990; Pjesa e parë i kushtohet viteve 1991-2018,
E gjithe pasuria e flores dhe faunes shqiptare eshte percjelle edhe ne boten e filatelise. Prandaj autori dhe studiuesi i njohur Hysen Dizdari e sjell kete pasuri natyrore te Shqiperise permes pasqyrimit ne pullat postare pergjate nje shekulli.
Vitaminat dhe mineralet luajnë një rol vendimtar në rritjen dhe zhvillimin e organizmit të njeriut. Libri do ju sherbeje shume nenave te reja, per tu ndihmuar ne zgjedhjen e perimeve dhe frutave te cilat kane vlera te larta ne vitamina dhe minerale.
Libri Bibliografi :“Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në veprat e autorve shqiptare 1480-2023”, me autor studiuesin dhe koleksionistin Hysen S. Dizdari, është një libër i rrallë në llojin e vet, i vetmi libër Bibliografik kushtuar veprave të autorve shqiptarë për Heroin tonë Kombëtarë Gjergj Kastrioti Skënderben.