Shkrimtari dhe fantazmat e tij Shiko më të madhe

Shkrimtari dhe fantazmat e tij

Ernesto Sabato BPS0017

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Problemi kryesor praktik i një shkrimtari argjentinas? Sigurimi i jetesës pa porostituar letërsinë. Do t'i këshilloja të rinjtë që asnjëherë të mos përpiqen të jetojnë prej saj, dhe aq më pak nga gazetaria, ku punohet dhe shkruhet jo për të shprehur botën tënde, por botën (zakonisht të korruptuar dhe të rreme) të drejtorit të një gazete.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Pika pa Sipërfaqe
ISBN9789928185167

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Më mirë të punosh si punëtor krahu, si mekanik, apo si inxhinier. Letërsia dhe, në përgjithësi, arti janë akte të shenjta që nuk duhen poshtëruar, përndryshe ke poshtëruar veten. Cili është problemi kryesor i një shkrimtari? Nuk e di cili është kryesori. Por një nga më të rëndësishmit është ai i kapërcimit të atij tundimi që kalojnë të gjithë ata që kanë lindur me dhuntinë e lehtësisë së të shkruarit: tundimi që të bashkosh fjalë për të bërë një vepër. Më duket se ka qenë Klodeli [Claudel] ai që ka thënë: s'ishin fjalët ato që bënë Odisenë, ishte Odiseja që i bëri fjalët. Mos ta harrojmë kurrë këtë thënie, sidomos në këto vende të mbushura me shkarrashkrues.

Të dhëna

Faqe316
ISBN9789928185167
Viti i Botimit2015
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEdlira Hoxholli & Bashkim Shehu