Tuneli Shiko më të madhe

Tuneli

Ernesto Sabato A-003604

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEMA
ISBN9789951721462

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

 

“...sidoqoftë, ekzistonte vetëm një tunel, i errët dhe i vetmuar: i imi; tuneli nëpër të cilin ka kaluar fëmijëria ime, rinia ime, gjithë jeta ime. Dhe, në një nga ato pjesët e dukshme të murit prej guri, unë e kisha parë këtë vajzë dhe kisha besuar me naivitet se vinte nga një tunel tjetër, paralel me timin, kur, në realitet, i përkiste botës së hapur, botës pa skaj e kufi të atyre që nuk jetojnë në tunele; dhe, ndoshta, i ishte afruar veç prej kureshtjes njërës prej dritareve të mia të çuditshme dhe e kishte parë spektaklin e vetmisë sime të pakapërcyeshme, ose e kishte tërhequr gjuha e heshtur, çelësi i pikturës sime. Dhe, atëherë, derisa unë përparoja nëpër rrugën time, ajo jetonte jashtë, atë jetën kureshtare dhe absurde, në të cilën vlojnë festat, vallëzimet, gëzimi dhe kotësia. Dhe, ndodhte nganjëherë që, kur unë kaloja pranë ndonjërës prej dritareve të mia, ajo ishte aty duke më pritur, e shqetësuar dhe e heshtur (pse më priste? Dhe përse e heshtur dhe e shqetësuar?); por, nganjëherë ndodhte që ajo nuk vinte në kohë, apo e harronte këtë qenie të mjerë dhe të izoluar dhe pastaj unë, me fytyrën mbërthyer për murin e qelqtë, e shihja nga larg të buzëqeshte ose të vallëzonte, shpërfillëse, ose, edhe më keq, s’e shihja fare dhe e imagjinoja nëpër vende të paarritshme dhe të këqija. E atëherë, ndieja se fati im ishte pafundësisht më i vetmuar sesa kisha imagjinuar.”

VLERESIME

"Mbresëlënës." - Thomas Mann

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe186
ISBN9789951721462
Viti i Botimit2018
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri