Perpara fundit Shiko më të madhe

Perpara fundit

Ernesto Sabato BDR112

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një mesazh, që rrjedh përgjatë tërë librit, i sintetizuar me qartësi të pangatërrueshme në: “Paktin mes të Humburve”, i cili konfigurohet si një manifest programatik autentik; nga një lexim anarkiko-kristian i historisë lind nxitja për një solidaritet themelues të një bote të re, i vetmi, që do të lejojë kapërcimin e tmerreve dhe padrejtësive, mbijetesën e njerëzimit.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Fëmijëria dhe vitet e rinisë, dashuria për shkencën, puna në “Laboratorin Kyri”, më pas kthimi te letërsia, pas një beteje të egër të brendshme, apo edhe me botën përreth, pasioni politik, komunizmi, anarkia, angazhimi intelektual.

Është udha e një njeriu, që ka njohur Kamynë e Çe Gevarën, Borgesin e Sioranin, Brëtonin, Carën; por edhe rrëfimi rreth një ekzistence, me gjurmë të thella nga etapat e pamungueshme të dhimbjes, lumturisë, dyshimit, frikës.

Duke zbuluar dhe nxjerrë zhveshur ndjenjat e veta, Ernesto Sabato u jep jetë faqeve, ku shpreh pështjellimin dhe vetminë e njeriut bashkëkohor, të humbur në këtë fund shekulli, përpara “një bote, që duket se po i drejtohet dezintegrimit, ndërsa jeta na vëzhgon me sytë e shqyer, të uritur për humanizëm”.

Po, pavarësisht nga kjo, autori u bën thirrje të rinjve për shpresë, me qëllim që sytë e tyre, të përzgjedhur nga fati për të qenë të bukur, të mos mbeten të verbër, të mos tërhiqen nga ideja e kërkimit të diçkaje, për të cilën ende ia vlen të jetohet.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe145
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAjsela Koka