“Saga e familjes Marks” është një roman pikaresk për jetën e filozofit gjerman, por i ambientuar në kohën e rënies së Murit të Berlinit; një biografi letrare e themeluesit të socializmit shkencor dhe, në të njëjtën kohë, një reportazh i jashtëzakonshëm i situatës së rënies së regjimeve komuniste. Kjo është vepra e tij e parë e botuar në gjuhën shqipe.
Në këto mbi 500 faqe dialogë, ku toni është herë i zjarrtë, herë lozonjar dhe i mbushur me humor, autori prek shumë nga temat e tij më të përzemërta: detyrat e filozofit dhe kuptimi i filozofisë, lidhja mes kësaj dhe dashurisë, politika dhe "gjëja e përbashkët", e kështu me radhë.
Në jetën e tij gati njëqindvjeçare, Sabato botoi vetëm tre romane: "Tuneli" (1948), "Mbi heronjtë dhe varret" (1961) dhe "Abadoni, engjëlli i skëterës" (1974), i cili përmbyll trilogjinë. Një histori e errët dhe e fuqishme, e cila zhvillohet në një Buenos Aires klaustrofobik, që parathotë shumëçka për ngjarjet e trazuara politike që do përjetonte pak vite...
Në këtë tekst, të përbërë nga leksione të mbajtura në Universitetin e Edinburgut, James analizon përjetimet individuale me natyrë fetare, duke u përqendruar te psikologjia e këtyre përjetimeve dhe duke lënë mënjanë teologjinë dhe aspekte të tjera të fesë si fenomen i organizuar shoqëror.
Ky set i ideuar me disa seri, është konceptuar për të gjithë ata që janë të pasionuar pas tregimit dhe duan të lexojnë mjeshtrat e “short story”-t të ditëve tona. Prandaj, ju propozojmë dy prej magjistarëve të rrëfimit, Carlos Fuentes dhe Haruki Murakami.
Në këto ese, autori trajton valët e mëdha të migrimit drejt perëndimit, duke hetuar shkaqet dhe problemet që kanë shoqëruar këto lëvizje të mëdha, si dhe duke ofruar disa propozime për zgjidhjen e pasojave të tyre. Žižek ndalet edhe në çështje si dhuna, rendi neoliberal, feja, etj., dhe shqyrton rolin e tyre në krizën bashkëkohore të refugjatëve.
Teksti paraqet çastet kryesore të historisë së disiplinës së estetikës duke nisur që nga Antikiteti, kur ajo përfton vetëdije për ekzistencën e saj. Duke u afruar në periudhën moderne, ligjërimi shtrihet mbi çështje estetike të hapura nga rrymat kryesore filozofike të ditëve tona, që u kanë rezervuar problemeve të saj një rol me rëndësi dhe shpesh një...
Sakralizimi i politikës, shkruan Gentile, ndodh sa herë që një entitet politik – kombi, demokracia, shteti, raca, klasa, partia, lëvizja – shndërrohet në entitet sakral, në një objekt kulti e adhurimi, dhe vendoset në qendër të një sistemi besimesh, simbolesh e ritesh. Atëherë lindin fetë e politikës, të cilat nuk identifikohen me një tip të vetëm...
Libri grupon studime dhe artikuj të autorit, që janë shkruar kryesisht në vitet 2010-2017. Pjesa e parë e librit, “Kombi dhe nacionalizmi”, përmbledh artikuj që trajtojnë aspekte të çështjes kombëtare shqiptare sot dhe në të kaluarën.
"Edukimi i stoikut" është një dorëshkrim i Pessoa-s i zbuluar dhe botuar relativisht vonë. I shkruar në të njëjtën formë si "Libri i shqetësimit", "Edukimi" i atribuohet baronit të Teives, një nga heteronimet e shumta të Pessoa-s.
Në këtë ese të famshme dhe me ndikim të thellë, Lyotard vëren fundin e tregimeve të mëdha (metatregimeve), duke sanksionuar kështu kalimin nga epoka moderne në atë postmoderne.
Një aktivist politik shqiptar arrestohet nga policia e Prishtinës, që e hedh mandej në tokën asnjanëse, mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pa pasaportë, pa identitet zyrtar, pa mundur të lëvizë, i riu shqiptar detyrohet të endet në këtë no man’s land mes dy vendeve. Por me kalimin e kohës, nga problemi vetjak ai nis përsiatjet mbi fasadën e marrëdhënieve mes...
Në këtë tekst të rëndësishëm, Zygmunt Bauman fut një koncept që e ka përcaktuar më shumë se çdo koncept tjetër vizionin e tij për shoqëritë bashkëkohore: moderniteti i lëngët.
Philip K. Dick, i konsideruar si një nga dhjetë shkrimtarët më të mirë të Amerikës së shekullit të XX, vjen për herë të parë në shqip nga Pika pa Sipërfaqe me romanin e tij “Valis”. Roman tipik kafkian, ku kohët në rrëfim, që nga ditët tona në periudhën e antikitetit romak, gërshetohen në mënyrë brilante
Jorgos Seferis vjen me një tjetër përmasë; atë të estetit. Janë 17 esetë në këtë përmbledhje: "Hyrje në poezinë e T.S. Eliot-it", "Mbi një fragment nga Pirandello", "Dialog mbi poezinë", "Monolog mbi poezinë", "Arti dhe epoka", "Fjalim në Stokholm", "Dy fjalë për traditën e re greke", "Në 700-vjetorin e Dantes", të sjella në shqip nga Romeo Çollaku.
Në këtë vepër, Descombes risjell në vëmendje temat dhe autorët kryesorë të filozofisë së shek. XX (që nga Sartre e Merleau-Ponty, deri te Althusser, Deleuze, Foucault, Lyotard e të tjerë), duke risjellë një pjesë të kontekstit historiko-politik të periudhës që mbulon, si dhe duke zhvilluar një "diskutim filozofik" mbi këto tema dhe autorë.
Carlos Fuentes (1928-2012) ka qenë ndër shkrimtarët më të shquar meksikanë të fundshekullit XX; autor romanesh, tregimesh, novelash dhe esesh. Në përmbledhjen me 15 tregime gjenden: "Aura", "Çak mol", "Pantera në xhaz", "Një shpirt i kulluar", "Vija e jetës", etj.
Ky vëllim sjell përzgjedhjen më të mirë të të të gjithë poezive të kësaj autorejeve, në mes të 1775 krijimeve poetike që shkroi Emily Dickinson. Përmes këtij vëllimi keni mundësinë të zbuloni dhe shijoni magjinë e kësaj poeteje, e cila veprën e saj e shkroi në shekullin e XIX por suksesin e pati në shekullin e XX
Teoria e shoqërisë: një teori që përdor njohuritë më komplekse të mendimit bashkëkohor për të përshkruar shoqërinë si sistem universal i komunikimit. Një teori që bëhet gjithnjë e më shumë aktuale dhe ngjall një interes gjithnjë e metë lartë në Europë, në Amerikë e në vendet aziatike
"Mbi heronjtë dhe varret", nga Ernesto Sabato, i sjellë në shqip nga Bajram Karabollit, konsiderohet një nga romanet më të mirë të shek. XX
Përpos zhvillimit të disa rrymave letrare që dallohen në krijimtarinë e Fernando Pessoa, veçohen edhe kontaktet me okultizmin dhe me doktrinat teozofike, duke krijuar kështu një unikalitet letrar përmes heteronimeve të ndryshme që gjenden në veprën e tij (si: Álvaro de Campos, Bernardo Soares, Ricardo Reis, Alberto Caeiro etj.)
Antropologjia e Kanunit, me autor Nebi Bardhoshin, paraqet dhe problematizon debatin teorik në dijet sociale, kryesisht në antropologjinë e së drejtës
Rrëfimi i kombit, Evropës dhe islamit në ligjërimin publik dhe në tekstet shkollore të historisë
Ky libër konsiderohet epope e shekullit të XX me qindra personazhe dhe dhjetëra ngjarje brenda ngjarjeve. Një libër që i ngjet kohës së vet. Romani konsiderohet një enciklopedi, me vrull të paparë stilistik, dhe me metafizikë që ecën me shpejtësinë e dritës. Ky është i fundmi dhe maja e gjeneratës së romancierëve të mëdhenj: Proust, Musil, Joyce, Pynchon
"Ashtu si Niçja ka sjellë filozofinë e romanit, Musili ka sjellë romanin e filozofisë. Por ky afrim nuk do të thotë se Musili është më pak romancier se romancierët e tjerë. Po ashtu Niçja nuk është më pak filozof se filozofët e tjerë." – kështu e vlerëson Milan Kundera veprën “Pështjellimet e Tërlesit, e cila vjen në shqip nga Jonila Godole
Ky libër sjell për këdo planin e plotë dhe origjinal të mjeshtrimit për arrijen e Suksesit Personal, ngritjen e Pasurisë, dhe plotësimin e Ëndrrave tuaja.
Shkrimet kritike të James Joyce-it prekin çështje nga më të ndryshmet: estetika, roli i shtypit, censura, historia e kulturës irlandeze, letërsia dhe perandoria e Anglisë. Këto shkrime përfshijnë artikuj gazetash, recensione, leksione, si dhe ese propagandistike.
Unë mendoj në fakt se televizioni, përmes mekanizmave të ndryshme që kam munduar t'i shpjegoj me shpejtësi, paraqet një rrezik shumë të madh për sferat e prodhimit kulturor, artin, letërsinë, shkencën, filozofinë, drejtësinë.
Botohet për herë të parë e plotë në shqip, së bashku me një shtojcë të Sandor Ferencz-it dhe me një pasthënie të përkthyeses.