I ri Njerezit dhe ingranazhet Shiko më të madhe

Njerezit dhe ingranazhet

Ernesto Sabato A-007584

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Njerëzit dhe ingranazhet" i Ernesto Sabatos është një kambanë alarmi për shndërrimin e njeriut modern në një ingranazh të një mekanizmi gjigant, që ka çuar në humbjen e shpirtërores ...

Më shumë detaje

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEMA
ISBN9789951340120

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Njerëzit dhe ingranazhet" i Ernesto Sabatos është një kambanë alarmi për shndërrimin e njeriut modern në një ingranazh të një mekanizmi gjigant, që ka çuar në humbjen e shpirtërores së tij. Në këtë vepër eseistiko-filozofike, Sabato shpërfaq se si njeriu, në përpjekjen e tij shekullore për të dominuar natyrën, ka përfunduar i nënshtruar nga makineritë dhe abstraksionet që ka krijuar vetë.

I shkruar si polemikë, si lament dhe si thirrje, libri është një kujtesë për rikthim te humanizmi dhe një përpjekje për t'u ngritur mbi dëshpërimin dhe për të ecur përpara. Te kjo vepër shohim një Sabato që i qëndron bes-nik maksimës së tij të panegociueshme: se shkrimtari duhet të thotë gjith-monë të vërtetën.

"Por e admirueshme është që njeriu vazhdon të luftojë pavarësisht gjith-çkaje dhe pavarësisht nëse është i zhgënjyer ose i trishtuar, i lodhur ose i sëmurë, vazhdon të gjurmojë rrugë të reja, të lërojë tokën, duke luftuar kundër elementeve dhe madje duke krijuar vepra të bukura në mes të një bote barbare dhe armiqësore. Kjo duhet të mjaftojë për të na dëshmuar se bota ka ndonjë kuptim misterioz dhe për të na bindur se, edhe pse të vdek-shëm dhe të çoroditur, ne njerëzit mund të arrijmë në njëfarë mënyre ma-dhështinë dhe përjetësinë. Dhe, nëse është e vërtetë se Satanai është zot i tokës, në ndonjë pjesë të qiellit, ose në ndonjë qoshe të qenies sonë, banon një Shpirt Hyjnor që vazhdimisht lufton kundër tij, për të na ngritur përsëri e përsëri mbi baltën e dëshpërimit tonë.".

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe79
ISBN9789951340120
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip