Te mesojme gjuhen shqipe Shqip.al - Niveli A2

Departamenti Gjuhes - UT A-004803

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo është e vetmja metodë e certifikuar dhe e përgatitur sipas standardeve europiane, për mbrojtjen e gjuhës shqipe pranë Departamentit të Gjuhës në Fakultetin Histori-Filologji, në Universitetin e Tiranës. Seti shërben për ata që duan të mbrojnë nivelin A2 të gjuhës shqipe dhe përmban dy libra: Libri i mësimeve dhe libri i ushtrimeve

Më shumë detaje

764 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Kristalina - KH
ISBN97899 28 171 351; 97899 28 171 436

2 550 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

25 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Për mësimin e gjuhës shqipe ka metoda të ndryshme nga autorë shqiptarë dhe të huaj, por kjo metodë është e para e hartuar sipas standardeve të Kuadrit të Përbashkët Europian të Referencave për Gjuhët (CEFR).

Certifikimi i njohurive të marra në këtë metodë është i vlefshëm për vijimin e studimeve në universitetet shqiptare, për njohjen e gjuhës shqipe në kurrikula universitare të institucioneve të ndryshme jashtë Shqipërisë ku përfshihet si lëndë, si edhe për mundësi të reja punësimi, në të cilat është e nevojshme njohja e gjuhës shqipe, bazuar në kriteret ligjore të vendeve të BE-së etj.

Seti i librave të metodës përfshin një libër mësimi dhe një libër me ushtrime për nivelin A2, në formatin A4 dhe me ngjyra dhe bardh e zi.

Libri i mësimeve për secilin nivel ka 24 tema mësimore të cilat përmbajnë rubrikat: Të lexuarit dhe të kuptuarit; Të folurit; Të shkruarit; Njohuri gramatikore të shoqëruara me ushtrime përkatëse.

Në fund të 24 temave është një përsëritje e përgjithshme që përfshin njohuri të ndryshme nga të gjitha temat mësimore.

Libri i ushtrimeve ka gjithashtu 24 tema mësimore të lidhura përkatësisht me temat e librave të mësimeve. Çdo temë mësimore ka tekste dhe ushtrime të karakterit praktik. Pas çdo tre temave mësimore, ka nga një përsëritje (8 përsëritje në një libër) që përmban ushtrime nga tri temat paraardhëse.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN97899 28 171 351; 97899 28 171 436
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë