I ri Cmim i reduktuar! Seria e Billit me perbindeshat Shiko më të madhe

Seria e Billit me perbindeshat

Zanna Davidson A-007547

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo seri me personazhin tone Billi, te cilin e ndjekin perbindeshat kudo, shkruar mjeshtrisht nga Zanna Davidson, me ilustrime fantastike, - vjen ne gjuhen shqipe me te njejten magji nga Mediaprint dhe qe Bukinist e sjell ne pako, per ta bere dhurate gjate festive per lexuesit e vegjel.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint

1 170 Lekë

-10%

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“Billi dhe perbindeshat e vegjel 2 - perbindeshat shkojne ne shkolle” nga Zanna Davidson

Seia e Billit vazhdon, me plot të reja befasuese. Personazhi ynë është në telashe në shkollë. Një nxënës i shkollës e ngacmon. Përbindëshat e vegjël duan ta shoqërojnë në shkollë po ai nuk pranon. Ndoshta me përbindëshat vërdallë gjërat do të shkojnë më mirë se sa Billi mendon...

 

“Billi dhe perbindeshat e vegjel – Perbindeshat ne erresire” nga Zanna Davidson

Libri është shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe shoqërohet me ilustrime të mrekullueshme. Çdo ilustrim i artistes Melanie Williamson është plot humor dhe sikur i japin jetë çdo personazhi. “Billi dhe përbindëshat e vegjë” është libri që do t’i pëlqejë çdo fëmije, që ashtu si Billi me siguri në fund të librit do të dojë të jetë shok me Trumbetën. Billi ka frikë nga errësira. Ai ka frikë të flejë nga frika se mos përbindëshat e natës i vijnë në errësirë. Billi është, mbase, çdo fëmijë; dikush që do të flejë me dritën ndezur, një tjetër që do të shtrëngojë dorën e mamit deri sa ta zërë gjumi. Billi dhe përbindëshat e errësirës” është libri i parë i serisë “Billi dhe përbindëshat e vegjël” dhe libri ku prezantohen personazhet, që ndryshme nga çfarë sugjeron titulli, nuk janë edhe aq të frikshëm. Përkundrazi, ashtu siç Billi do ta kuptojë ata janë të veckël dhe mjaft argëtues dhe kanë emra qesharakë: Trumbeta, Kapiten Qurrashi, Topthi, Xhelatina dhe Dhëmbëçatalli. Libri është i këndshëm dhe plot humor. Lexuesi i vogël ndjek Billin, nga dhoma e tij e gjumit, te rafti i librave ku dikush apo diçka ka derdhur bojë gjithandej duke lënë ca gjurmë të vogla bojë vjollcë; pastaj diçka i ka kafshuar kollaren, ndërsa sirtari i tij i çorapeve qelbet erë. Gjithë këtë rrëmujë në dhomën e Billit e bëjnë përbindëshat, nga të cilët trembej aq shumë, por që e ndihmojnë  Billin të kapërcejë frikën nga errësira.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri