I ri Billi dhe perbindeshat e vegjel – Perbindeshat ne erresire Shiko më të madhe

Billi dhe perbindeshat e vegjel – Perbindeshat ne erresire

Zanna Davidson A-000456

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri është shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe shoqërohet me ilustrime të mrekullueshme. Çdo ilustrim i artistes Melanie Williamson është plot humor dhe sikur i japin jetë çdo personazhi. “Billi dhe përbindëshat e vegjë” është libri që do t’i pëlqejë çdo fëmije, që ashtu si Billi me siguri në fund të librit do të dojë të jetë shok me Trumbetën.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN9789928184507

650 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Billi ka frikë nga errësira. Ai ka frikë të flejë nga frika se mos përbindëshat e natës i vijnë në errësirë.

Billi është, mbase, çdo fëmijë; dikush që do të flejë me dritën ndezur, një tjetër që do të shtrëngojë dorën e mamit deri sa ta zërë gjumi.

Billi dhe përbindëshat e errësirës” është libri i parë i serisë “Billi dhe përbindëshat e vegjël” dhe libri ku prezantohen personazhet, që ndryshme nga çfarë sugjeron titulli, nuk janë edhe aq të frikshëm.

Përkundrazi, ashtu siç Billi do ta kuptojë ata janë të veckël dhe mjaft argëtues dhe kanë emra qesharakë: Trumbeta, Kapiten Qurrashi, Topthi, Xhelatina dhe Dhëmbëçatalli.

Libri është i këndshëm dhe plot humor. Lexuesi i vogël ndjek Billin, nga dhoma e tij e gjumit, te rafti i librave ku dikush apo diçka ka derdhur bojë gjithandej duke lënë ca gjurmë të vogla bojë vjollcë; pastaj diçka i ka kafshuar kollaren, ndërsa sirtari i tij i çorapeve qelbet erë.

Gjithë këtë rrëmujë në dhomën e Billit e bëjnë përbindëshat, nga të cilët trembej aq shumë, por që e ndihmojnë  Billin të kapërcejë frikën nga errësira.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN9789928184507
RedaktoriIlustruese: Melanie Williamson
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 12 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiElona Qose