I ri Dita kur ngjyrat u kthyen ne shtepi Shiko më të madhe

Dita kur ngjyrat u kthyen ne shtepi

Drew Daywalt A-007906

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky është libri i parë i shkruar nga Drew Daywalt në bashkëpunim me krijuesin e mirënjohur të librave me ilustrime, Oliver Jeffers, i cili e veshi plot ngjyra këtë histori imagjinare, që do t’i bëjë fëmijët të argëtohen e të luajnë me ngjyrat e tyre siç nuk kanë bërë kurrë më parë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Lapsat me ngjyra të Dunkanit kanë karaktere shumëngjyrëshe. Pasi Dunkani qetësoi ndjenjat e lënduara të ngjyrave që ishin pjesë e kryengritjes, tani i duhet të përballet me kërkesat për ndihmë që vijnë nga pjesa tjetër. Kuqërremi kishte përfunduar poshtë shilteve të divanit dhe, kur babi u ul, pa dashje e copëtoi.

Llullaqi s’di se si kishte hyrë brenda makinës tharëse dhe nga nxehtësia koka i qe ngjitur si mastiç te një nga çorapët zhuls të Dunkanit. Secila nga ngjyrat ka një histori të trishtë për të na rrëfyer dhe një arsye të fortë për t’u kthyer në shtëpi, te kutia e vet.

Drew Daywalt dhe Oliver Jeffers ia dolën të krijonin përsëri një rrëfenjë po aq argëtuese dhe fëminore sa në librin e tyre të pare “Dita kur ngjyrat ngritën krye”, fitues i çmimit “Red House” në kategorinë e letërsisë për fëmijë në vitin 2015, përzgjedhur dhe votuar nga vetë vogëlushët.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe48
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 3 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat25.5x25.5
PërkthyesiAnisa Memushi, Ledia Kostandini